TIRANË-Edhe pse humbën garën në dy nga bashkitë më të mëdha në vend, Ardian Turku dhe Enkelejd Alibeaj i janë rikthyer fuqishëm jetës politike. Lideri i PD, Lulzim Basha ka vendosur ti caktojë drejtues departamentesh në parti.
Pas fitores së Voltana Ademit në Shkodër, e cila drejtonte Departamentin e Pushtetit Vendor, kryetari Basha komandon në këtë detyrë Ardian Turkun, i cili kandidoi për bashkinë e Elbasanit, duke e humbur këtë garë. Po kështu, burime nga PD bëjnë me dije se në postin drejtuesit të Departamentit të Sigurisë, Rendit Publik dhe luftës kundër Krimit, që mbahej nga Bashkim Shehu e që fitoi bashkinë e Kukësit, kryetari Basha cakton Enkelejd Alibeajn.