Pas dy humbjeve të turpshme në Champions ndaj Barcelonës 6-1 dhe brenda në shtëpi në Serinë A ndaj Atalantës 0-2, tifozët e Romës nuk i kanë kursyer talljet dhe ofendimet ndaj lojtarve të ekipit. Të armatosur me arka me karota, tifozët janë paraqitur sot në fushën stërvitore të Trigorias duke e mbushur atë me karota të shoqëruara me parrullat: “Hani lepuj. Ju bëftë mirë”