Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbën jetën tetë persona, si u legalizua vila e familjes Lala

2019/12/16 at 9:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Humbën jetën tetë persona, si u legalizua  vila e familjes Lala

Familja Lala ishte më e prekura nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit duke humbur gjithsej tetë persona nën rrënoja dhe një tjetër për shkak të mos përballimit të dhimbjes.


Shtëpia e Lalajve u rrënua tërësisht duke i zënë poshtë pa asnjë shans për të jetuar. Nga rrënojat u nxorr i gjallë vetëm Ramë Lala, kurse Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala u nxorrën pa jetë.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar  nga Abc News hidhen dyshime të forta se banesa e tyre u legalizua duke falsifikuar dokumentet.

Në kushte normale ajo nuk duhej të legalizohej për shkak të kolonave të holla, por siç theksojnë prokurorët në dosjen e siguruar nga Abc News, ka dyshime të forta se dokumentet janë falsifikuar dhe dorë në këtë ka pikërisht Nevjana Isufi, për të cilën është nxjerrë urdhër arresti.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal”, theksojnë prokurorët në dosjen hetimore që publikon sot abcnews.al

Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “MihalRama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufime profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin ee baneses dhe planvendosjes se saj.E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.

Provat e administruara ne funksion te këtij rasti jane si vijon:

Është terhequr nga Zyrat e ASHK Durres dosja e objektit me referenca me Nr. 0010575 ZK.8511 Nr. Pas. 18313, vol. 48 fq. 64 me pronar Sahadete Lala.

Objekti është regjistruar në Hipotekë nëpërmjet ALUIZNIT me leje Legalizimi nr. 151151 datë 30.10.2015 godinë banimi katër kate mbi tokë me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 427.78 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 118.8 m2, sipërfaqja totale e banimit 676.8 m2.

Ne kete fashikull ndodhen, kontratë shitje pasurie midis ALUIZNIT dhe Sehadete Lala. Kalimi i pronësisë për pasurinë me nr. 18/167 me sipërfaqe 427.78 m2 në Zk. 85.11, sipas VKM 1481 datë 12.11.2008.

Genplani i cili është firmosur nga Ing. Ilirjan Keçi me detyrë Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZNIDurrës, përditësimi është bërë nga G.Koçi dhe punoi E.Hoxha, frimosur nga Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi.

Plan Rilevimi i cili është përgatitur nga Ing. Vasil Gjoni i cili deklaron se nuk e ka firmosur ai kete plan rilevimi, por eshte firmosur nga drejtuesia e studios.

Akt Kualifikimi Nr.8907 datë 06.08.2015,

Formulari i Vetëdeklarimit Nr. 776 datë 24.02.2005, përpiluar nga Sehadete Lala.

Vetëdeklarim për legalizimin e objektit nr. 815 datë 29.08.2006 . Ku është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 06/2002. Gent Plan i datës 09.08.2008 për të katër katet e ndërtesës është firmosur nga G.Keçi, R.Zeqja, E.Baruti, G.Demka, F.Çuni, A Halili, Sh.Demo.

Procesverbal Verifikimi në terren i datës 08.10.2014 firmosur nga G.KeçiR.Zeqaj dhe I.Keçi Hartograf. Ortofotodigitale datë 14.04.2007 firmosur nga Ilirjan Keçi dhe Flamur Gjuzi, ku disa specialiste te zyres se Aluiznit kane qene te pranishem ne Gen Plan me iniciale, por qe me pas eshte skanuar ne zyrat e ASHK Durres dhe jane identifikuar me gjeneralitete te sakta, Gerald Koci, RovinZeqja, Elham Baruti, FaslliCuni, Agron Halili, Sheptim Dema dhe AleksPrenga

Jane te vendosur ne dosje edhe formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi. Deklaratë Personale e datës 08.201.2014 e firmosur nga deklaruesi Sehadete Lala e cila sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve qe vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt per shkaqet natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit./Burimi ABC News/

Etiketa: familja lalalegalizim


Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Para
Arkitekti: Pse nuk i “lejoja” qytetarët të blinin një hyrje në Durrës

Arkitekti: Pse nuk i “lejoja” qytetarët të blinin një hyrje në Durrës

Madonna fotografohet me të dashurin 36 vite më të ri

Madonna fotografohet me të dashurin 36 vite më të ri

Ndërtimet që u shembën nga tërmeti, Klodiana Lala flet për skandalet
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com