Aktualitet

Humbën jetën babë e bir, Berisha vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:26 - 21/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar për vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj në Malësinë e Madhe, ku babë e bir ndërruan jetë pasi automjeti me të cilin udhëtuan e mori rrjedha e përroit.

Në gëzime u ardhshim. Mos pafshim më…Të rroni e ta kujtoni Pjetrin djalin. Uroj që të gjeni forcë për ta përballuar dhimbjen. Jeni familje e sojshme dhe duhet me i përballuar këto sfida”, ngushëlloi Berisha familjarët.

Për shkak të rrymës së madhe, ata nuk kanë mundur të dalin duke humbur kështu jetën tragjikisht. Në makinë me ta ishte edhe vajza e Pjetër Rushajt e cila arriti të shpëtojë,pasi u ndihmua nga një banor i zonës.

Policia bëri me dije më herët se trupat e Pjetër dhe Jason Rushajt janë gjetur në Bogë, pas 16 orësh kërkime intensive nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë së Madhe./Opinion.al

 

 

Pas