Një 62-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti automobilistik në fshatin Plal të Sarandës.
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet K.T.
Ndërkaq, policia njofton se 62-vjeçari ka humbur kontrollin e motorrit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 24.07.2022, rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.