Një person ka mbetur i plaguar gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Klos.
Mësohet se shtetasi i identifikuar me inicialet D.D., ka humbur kontrollin e motorit në fshatin Dars dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ai ka marrë lëndime të shumta.
Ai është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.