Kronikë

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, aksidentohet 21-vjeçarja në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 16/04/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 21-vjeçare.

Sipas uniformave blu, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe dyshohet se shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar makinën, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Paraprakisht bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në spital 21-vjeçarja e cila është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 16.04.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njoftoi policia./Opinion.al

Pas