Aktualitet

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 3 të plagosur në Qafën e Muzinës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 28/06/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat. Policia informon se një 51-vjeçar duke drejtuar një automjet “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit  ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., 51 vjeç, si dhe dy pasagjerët, të cilët janë dërguar në spital.

Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al

Pas