Metropoliti Amfilohije, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.
82-vjeçari ndodhej prej javësh i shtruar në spital pas testimit si pozitiv ndaj virusit pandemik. Gjendja e tij, sipas shefes së pneumologjisë së klinikës malazeze ku ishte shtruar, u përkeqësuan ditën e djeshme, pasi për mitropolitin u bë i nevojshëm intubimi.
Personazh kontrovers, metropoliti Amfilohije, emri i vërtetë i të cilit ishte Risto Radovic, njihej si një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe me influencë të nacionalizmit serb, shpesh herë i akuzuar për ligjëratat konservatore dhe veçanërisht ekstreme ndaj komuniteteve myslimane.