Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshë 57-vjeçare, kantautori i njohur shqiptar Kujtim Prodani.
Mësohet se Prodani prej disa javësh vuante nga COVID-19 dhe ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Si pasojë e komplikacioneve të shëndetit Kujtim Prodani nuk ka arritur të luftoi më gjatë me virusin. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e kantautorit të njohur.
Vetëm pak ditë më parë Prodani ka shërndarë në llogarinë e tij në “Facebook” një foto nga spitali, ku dallohet që mbante dhe maskën e oksigjenit./Opinion.al