Djali 1 vjeçar i kushëririt të Kanye West, Ricky Anderson, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Ishte vetë Anderson ai që njoftoi humbjen e djalit të tij përmes një postimi në Instagram.
“Sot është dita më e keqe e jetës sime! Humba djalin tim të vogël dhe fitova një engjëll. U prefsh në parajsë! Të dua!”- shkruan ai nën një foto të djalit.
Sipas TMZ, Avery vdiq në gjumë ndonëse nuk kishte shenja sëmundjeve apo diçka tjetër.
Anderson është kushëri me Kanye West nga e ëma e tij dhe punon si konsulent në shtëpinë diskografike të reperit në Los Angeles./opinion.al