Sport

Humb jetën në mënyrë tragjike ish-futbollisti i Liverpoolit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 28/12/20 |
Opi Nion

Maximiliano Pereira, ish-futbollisti i Liverpool, ka humbur jetën në moshën 27 vjeçare pas një aksidenti në zonën shkëmbore të Salto del Penitente, ku ndodhej me gruan e tij.

Pereira u rrëzua të shtunën nga masivi shkëmborë duke përfunduar në një liqen, ndërsa trupi i tij u gjet ditën e diel brenda ujërave të Salto del Penitente.

Zjarrfikësit u përpoqën ta shpëtonin të shtunë, ditën kur ndodhi aksidenti, por nuk e gjetën dot. Më pas u thirrën zhytësit e Marinës Kombëtare të Uruguait, të cilët morën pjesë në operacion dhe nxorën trupin rreth orës 9 të mëngjesit të dielën.

Pereira, 27 vjeç ka luajtur me skuadrat Sport Boys të Bolivisë, Deportivo Santín të Paraguait, Miramar Misiones, Racing, Liverpoolit dhe Central Españolit. / Opinion.al

Pas