Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në minierën e Martaneshit ku një punonjës ka humbur jetën.
Sipas policisë viktima, 55-vjeç, është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në ‘Lug të Gjatë’ në Martanesh.
“Rreth orës 10.45, është marrë informacion se është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi A. XH., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një subjekt minerar në ‘Lug të Gjatë’, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al