Aktualitet

Humb jetën me Covid ish-kryebashkiaku i Përmetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 24/08/20 |
Opi Nion

Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit Dhimitër Nasi ka ndërruar jetë. 58-vjeçari ishte prekur nga Covid prej disa ditësh  dhe sikurse raportohet ndodhej i shtruar në spitalin infektiv.

Fatkeqësisht nuk ka arritur ta fitojë betejen më sëmundjen.

Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996. Dhimitër Nasi shënon kështu viktimën e parë nga Covid në qytetin e Përmetit.

Mësohet se edhe anëtarët e tjerë të familjes Nasi janë infektuar nga Covid./Opinion.al

 

Pas