Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, duke e çuar në 3 bilancin e viktimave për këtë të enjte. Një automjet ka përplasur një person i cili si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shkodër – Koplik”, në vendin e quajtur “Shtoji i Ri. Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin B.Q, ndërsa pritet të identifikohet edhe viktima.