Te Fundit

Humb jetën gruaja në Vlorë


               Publikuar në : 11:25 - 13/08/19 |
Geljano Fataj

Një 38-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë. Sipas policisë së qytetit bregdetar rreth orës 07:36, në spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete 38-vjeçarja I.A.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja ka tentuar të ndezë pompën e ujit, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave./ Opinion.al

Pas