InstaBIZ

Humb jetën aktorja Millardet, e njohur si Silvia Conti tek “Oktapodi”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 13/04/20 |
Opi Nion

Aktorja Patricia Millardet është ndarë nga jeta pas një infarkti në zemër. Millardet ishte një nga aktoret më të dashura dhe për audiencën shqiptare me rolin e saj si Silvia Conti te seriali aq i ndjekur “Oktapodi” me komisar Katanin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat deklaruan se aktorja ishte shtruar në spitalin San Camillo në Romë dhe ka nderruar jetë pasditen e kësaj të hëne.

Patricia Millardet u lind në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Neë Aquitaine, Francë, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.

Ajo jetonte në Itali, që nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo dhe ishte e njohur për publikun e gjerë gjykatësja kurajoz dhe e pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapodi”, seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis viteve 1989 dhe 2001.

Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritetin e madh. Ai ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, hero të historisë, i vrarë nga mafia. Dhe që nga ai moment heroina ishte bërë ajo. Pse ky suksesi i madh?

“Unë vërtet nuk e di. Unë mendoj se Silvia i pëlqen audiencës sepse ajo është shumë e moralshme, e pastër, e disponueshme. Në fillim ky rol më frikësoi, isha nervoze. Për ta bërë një karakter të vërtetë duhet ta besoni thellë, dhe unë jam përpjekur të mendoj dhe veproj si ajo”,-shpjegoi ajo në një intervistë të dhënë më herët për La Repubblica./ Opinion.al

 

 

Pas