Aktualitet

Humb jetën 55-vjeçari në Himarë, ç’thotë policia për ngjarjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 11/03/21 |
Opi Nion

Një 55-vjeçar i identifikuar me iniciale A.P ka humbur jetën në fshatin Nivicë në Himarë.

Sipas informacionit nga policia, sot rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç.

Dyshohet se 55-vjeçari gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 55-vjeçarit./Opinion.al

Pas