“Lëvizja e SHBA për të vendosur kompaninë Huawei në listën e zezë tregtare “vendos një precedent të rrezikshëm”, që pritet të dëmtojë miliarda konsumatorë”, -ka thënë zyrtari më i lartë i kësaj firme sipas BBC.
Gjatë një konference për shtyp zyrtari i Huawei Song Liuping tha se ndalimi i tregtisë me këtë kompani pritet të “dëmtojë direkt” kompanitë amerikane si dhe do të prekë vendet e punës.
Washington kohët e fundit përfshiu Huawei-n në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.
Kjo lëvizje e Washingtonit për të bllokuar kompaninë kineze ka ardhur si rezultat i shqetësimeve lidhur me sigurinë kombëtare.
Ndërkohë kompania kineze ka mohuar vazhdimisht pretendimet se përdorimi i produkteve të saj paraqet rreziqe sigurie dhe thotë se ështëe pavarur nga qeveria kineze.
“Politikanët në SHBA po përdorin forcën e një kombi të tërë për t’iu vënë pas një kompanie private”, -u shpreh ndër të tjera zyrtari i kompanisë./Opinion.al/