Aktualitet

Hua 50 mln euro për barazinë gjinore/ Duma: Hipokrizi, në Shqipëri gratë vriten


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 12/05/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD, Grida Duma, në seancën plenare të ditës së sotme ka folur për barazinë gjinore, duke iu referuar projektligjit për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore.

Duma tha se shuma prej 50 milionë euro për këtë projektligj nuk është barazi gjinore, është borxh buxhetor.

Më tej deputetja theksoi se nuk është çështja nëse rriten shifrat në letër, por çfarë ndodh me gruan në realitet.

Ajo kërkoi nga zonjat deputete në Kuvend që këto para të shkojnë drejpërdrejtë për gratë që janë të dhunuara dhe nuk reagojnë se janë të varfra.

“Një gjë e dini dhe ju, kjo 50 milionë euro nuk është barazi gjinore. 50 milionë euro është borxh buxhetor dhe për barazinë gjinore. Unë jam e fushës, e di çfarë do të thotë 50 milionë euro. Nëse për gruan do të investohej, do ishte gjë e madhe. Përfaqësuesi i qeverisë që erdhi në komision tha deshën francezët ta quanin barazi gjinore se nuk është e tillë.

Ju bëni dhe shani vetveten. Njerëzit nuk ju dëgjojnë vetëm juve. Ju thoni 50 milionë euro për barazinë gjinore. Nuk është çështja nëse shifrat në letra rriten apo jo, por çfarë ndodh me realitetin e gruas. S’ka shanse që një grua që dhunohet, t’i vendoset një byzylyk te dora dhe t’i thotë je e mbrojtur. Gratë vriten. Janë shifrat tuaja. Shifrat tuaja tregojnë se nga 2016-ës, vrasja e grave brenda mandatit tuaj, deri në 2020, kanë shkuar 80.9%. 90 përqind e vrasjeve me bazë gjinie janë gra. E dimë se pse ndodh. Janë të varfër. Nuk është çështja të ndërtosh projekte për gratë e administratës.

Kjo është hipokrizi. Në rast se gratë e politikës nuk mbrojnë vetëveten, largqoftë se s’dinë të bëjnë politikë. barazia gjinore nuk është që t’i japim 50 mln me kapakun e pusetës. Kam pyetur dhe më thanë; është borxh. A mund të dilni këtu dhe të thoni të vërtetën! Çfarë nxijmë ne, kur janë rritur me 10% vrasjet. Ju thoni; askes te asetet. Që dmth se kur shitet një pronë, noteri s’ka të drejtë që ta shesi pa firmën e gruas. Si krah pune 42% e mbulon gruaja si krah pune në bujqësi. E dimë se si është bujqësia, krah pune, primitivitet. Gruaja shqiptare rrihet nga vjehrri, nga vjehrra, nga burri, nga të gjithë. Kap ça të kapësh, e kemi kthyer në moto. Barazia gjinore është kthyer në çështje klikimesh. Pres që dikush nga ju të thotë; po zonjë, kjo nuk është barazi gjinore, por borxh dhe deficit. Ne nuk jemi pro kësaj gjëje, se kundërshtuam për një arsye tjetër, sepse mendojmë se marrja e parave nga ADF është ADF prestigjioze që do të moderojë buxhetimin. Pse Serbia merr projekte dhe ne nuk marrim? Pse ne marrim borxhe dhe ata projekte? Ne arrijmë me zor të bëjmë një projekt dhe po i paguajmë sot ato që kemi bërë dje.”, tha Duma.

Pas