Gazetari i investigativ, Artan Hoxha, të enjten, ka zbuluar se i vëllai i ministrit të Brendshëm, ka qenë arrestuar nga policia italine, por më pas është liruar pa përfunduar në Gjykatë.
Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se arsyet e ndalimit të tij në atë kohë nuk dihen, por tha se ai është kapur nga policia italiane.
“Episodi kryesor i hetimit të kësaj dosje ka qenë një operacion në mbulim. Ka qenë një agjent i DEA-s për të bërë shkëmbimin e një sasie kokaine”,- tha Hoxha.
Më tej, ai deklaroi se është dashur 2 muaj për të zbardhur vendimin, Prokuroria Italiane ka një sekstor që merret posaçërisht me këtë punë dhe që shpall në kërkim ndërkombëtar të gjithë personave që nuk janë arrestuar.