Analisti Artan Hoxha është shprehur se Edi Rama sot në Fier përdori një gjuhë antipluraliste.
Hoxha u shpreh në emisionin “Opinion” se tendenca për të dobësuar partitë e vogla, në fakt i forcon ato.
Ai theksoi se agresiviteti i Rilindjes kundër LSI-së dhe partive të vogla që i quan pjesë të tepsisë, referuar sondazhit të IPR, strategjia e Rilindjes për t’i shkatërruar partitë e vogla veçse i shëndosh.
Pra, sipas sondazhit në fjalë, tregohet se partitë e vogla kanë pësuar rritje.