Porti i Durrësit është një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Lajmi është publikuar sonte nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion”.
Hoxha deklaroi se është e pakuptimtë se si skaneri shqiptar në Portin e Durrësit që është 10 vjet më i ri se skaneri italian, nuk i kap ngarkesat me drogë në kamion gjatë funksionimit të tij, para se të nisen për në Itali?