Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoxha: Si po organizohen atentatet dhe pengmarrjet në Elbasan dhe si po fshihen

2018/07/12 at 10:33 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VideoLajm/ Artan Hoxha: Saimir Tahiri është kërcënim për maxhorancën

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Ora News” ka zbuluar fakte të forta të asaj që ndodh në qytetin e Elbasanit dhe përplasjes së grupeve kriminale atje. Hoxha thotë se ka pasur edhe pengmarrje dhe jo vetëm që nuk janë raportuar, por nuk është pranuar as denoncimi i qytetarëve në polici.


Hoxha: Çfarë po ndodh në Elbasan? Pati një tentativë për disa muaj që policia ta merrte në kontroll situatën pasi kishte dalë jashtë kontrolli. Sot ku jemi? Keni dëgjuar gjë muajt e fundit të ndodhë gjë në Elbasan? Policia nuk raporton më asnjë aksion apo operacion në atë qytet. Por, çfarë po ndodh? Unë kam hulumtuar me kujdes dhe me rezulton me dhjetëra raste eksploziv, djegie makinash, djegie banesash dhe për më tepër rrëmbim personash.

Kam dy raste që i kam ndjekur gjatë muajit maj, Usam Agashi është mbajtur disa orë peng nga një prej grupeve më të njohura kriminale më jetëgjata në Elbasan. I vëllai i tij ishte marrë peng dy muaj më përpara. Makina e të vëllait dhe banesa e të vëllait ishin djegur dy muaj më përpara. Familjarët kanë shkuar në policinë e Elbasanit për të bërë kallëzim dhe denoncim në lidhje me këtë ngjarje dhe janë kthyer mbrapsht. Kallëzimi nuk është marrë. E mbani mend ministrin e Brendshëm gjatë analizës në qytetin e Elbasanit ku tha se ne do t’i godasim. Çapajt dhe grupin tjetër. Sot në Elbasan kemi vetëm një krah.

Ministri ka deklaruar se do të goditet vetëm grupi Çapaj. Së pari duhen evidentuar kush janë, çfarë po bëjnë dhe si t’i luftojmë. Në janar, prokurori i komanduar atje, Ardian Nezha, i cili po bënte një punë shumë të mirë, brenda dy muajsh komandimi i tij u ndërpre sepse hapi të gjithë dosjet e vjetra në Elbasan, dërgoi 29 raste ekspertizash për gjurmët e gishtit për vendngjarje të njëpasnjëshme kur përfshihej edhe përplasja me klanin Çapaj, që nga masakra e famshme e shkurtit të 2016-s ku u godit  pjesëtarë të klanit Çapaj, ajo ngjarje nuk u zbulua, nuk i dimë autorët e saj, që nga ai moment kanë ndodhur një sërë ngjarjesh. Sot jemi në fazën ku qytetarët atje janë me frikën se mund të ketë një atentat tjetër. Ka atentate shumë të sofistikuar. Banorët e qytetit nuk përfshihen në duelin e dy grupeve kriminale.

Nga një informacion i fundit që kam më rezultonte që skuadrat inteligjente të Policisë së Shtetit, ishin vënë në dijeni që grupi në Elbasan kërkonte vrasës nga qytete të tjera sepse nuk mund të arrijnë dot njëri-tjetrin dhe ia njohin përbërjen strukturore, kërkojnë vrasës të panjohur në qytet. Në katër rastet e fundit, autorët janë të ardhur sepse janë kontraktuar për të marrë përsipër atentate brenda atij qytetit. Për sa kohë nuk ndërhyn shteti, është e papranueshme që të goditet skuadra operacionale e Shqipërisë të mos ketë asnjë masë dhe prokurori që kërkon të rihapë dosjen, transferohet menjëherë. Duhet t’i paraprijmë një situate që mund të shkaktojë viktima të pafajshme. Nëse në atë qytet rrëmbehen qytetarë dhe nuk reagon kush, atëherë ku po vemi?! Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

 

Etiketa: Artan Hoxhaatentatetelbasanfshihen nga policiarrembimi i personave


Ju sugjerojmë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

23 Dhjetor, 2025 1:12 pm
Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
Kronikë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

23 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Akuzohet për drogë/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

22 Dhjetor, 2025 8:54 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Para
Të mira për sytë, zemrën dhe trurin: Përfitimet e shumta shëndetësore që sjellin vezët

Të mira për sytë, zemrën dhe trurin: Përfitimet e shumta shëndetësore që sjellin vezët

Theresa May mbyll kufijtë për europianët

Theresa May mbyll kufijtë për europianët

Floriana Garo në formë pas lindjes, tregon si ja ka dalë

Floriana Garo në formë pas lindjes, tregon si ja ka dalë
















TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com