-U tha në Opinion

Hoxha: Pretendohet se Basha mbrohet nga një grup i ardhur nga Maqedonia e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:05 - 05/01/22 |
Opi Nion

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Keltis Kruja është shprehur se në selinë e PD ka persona të armatosur që mbrojnë kryetarin e PD, Lulzim Basha. Kruja tha në emisionin “Opinion” se personat e armatosur janë konstatuar ditën që sipas tij, u dhunuan zyrat e FRPD.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha tha se ka pretendime se një grup personash të ardhur nga Maqedonia e Veriut kanë shkuar në selinë e PD për të mbrojtur Bashën. Hoxha theksoi se këto janë pretendime të cilat duhen të verifikohen.

 Pjesë nga diskutimi

Artan Hoxha: Po kishte njerëz të armatosur pasi njerëzit që shoqërojnë Bashën janë katër dhe janë të armatosur.

Blendi Fevziu: Janë të gardës?

Artan Hoxha: Po, pikërisht pra

Keltis Kruja: Kanë qenë njerëz të tjerë të armatosur kur ka ndodhur bastisja e zyrave të FRP, sepse përmes një dere tjetër për te zyra e kryetarit të PD.

Artan Hoxha: Tek e Bashës.

Kletis Kruja: E kryetarit të PD, jo e Bashës. në atë moment ka patur njerëz të armatosur për të cilët kanë referuar anëtarët e FRPD dhe janë identifikuar dhe do i bëjmë të ditur në një moment tjetër.

Artan Hoxha: Është pretenduar se një grup nga Maqedonia e Veriut kanë ardhur aty në mbështetje të kryetarit të PD. Është thënë që kanë ardhur, por duhen identifikuar./ Opinion.al

Pas