Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Opinion”.
Analisti Artan Hoxha thotë se nëse skenari realizohet që PS mos votojë për heqjen e imunitetit ndaj Ballukut, mazhoranca duhet të bind qytetarët se provat e SPAK nuk kanë vblerë dhe se zëvendëskryeministrja nuk përbën rrezik për prishjen e provave.
“Nëse deri në ditën që plenarja e Kuvendit do të trajtojë dhënien apo jo të autorizimit Belinda Balluku nuk ka dhënë dorëheqjen argumenti i kësaj ekstramazhorance për mos e dhënë autorizimin për njerëzit që e kanë mendjen në kokë them unë, sepse ta argumentosh që ajo të qendrojë në detyrë kur akuza është aty, faktet janë aty ma merr mendja që 99% e shqiptarëve do thonë se vendimi i kësaj…Sfida është e kësaj mazhorance që me qëndrimin e vet të bind qytetarët e tu thotë se unë nuk e jap autorizim se kjo prokurori ka fakte të kota rreziku për të prishur faktet është zero”,-tha Hoxha.














