Gazetari Artan Hoxha tha se gjyqtarja e Krujës që sot u arrestua nga SPAK, ka dhënë 3 vendime brenda një dite, në rastin e lirimit të Indrit Dokles, një prej anëtarëve të bandës së Durrësit.
Hoxha tha ndër të tjera në “Opinion” se goditja që u bë sot, me 10 të arrestuar, ishte në fakt finalizim I një hetimi prej të paktën 6 muajsh.
“Goditja vjen pas 6 muajsh përgjime. Sot nuk është goditur thjesht gjyqtarja popr është zbërthyer gjithë mekanizmi. Aty rrëfehet se si arrin korrupsioni dhe gjyqtarja ishte firma e fundit e një dosjeje, që ishte përgatitur tek juristi i burgut . E shoh si një goditje që i është dhënë sistemit për të dëshmuar që nga ky moment jeni në vëzhgim dhe mos guxoni ta bëni këtë gjë.
Përse u zgjodh kjo gjyqtare? Jo thjesht se ka liruar gjithë këta njerëz. Në rastin e Indrit Dokles ka dhënë 4 vendime. I ka ulur dy vjet fillimisht, pastaj 2 vjet, pastaj pas dy vjetëve i ka ulur 1.7 vite. Tre vendime i ka marr brenda një dite. Në rastin e Indrit Dokles ajo ka dhënë tre vendime 5.7 vjet. Pastaj ça ka bërë? E ka çuar 25 vjet dhe pas 25 vjetëve i ka dhënë një vendim tjetër dhe e ka çuar në shërbim prove”, tha Hoxha./Opinion.al