Kronikë

Hoxha: Martinaj kërcënoi dhe një person që është shpallur non grata nga SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 29/08/22 |
Opi Nion

Mbetet enigmë zhduka e Ervis Martinajt, pasi deri më tani ende nuk dihet nëse ai është vrarë nga kundërshtarët apo ka inskenuar zhdukjen e tij.

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me aktivitetin e Martinajt dhe mënyra se si ai vepronte me kundërshtarët apo me personat që ai i shihte si konkurrent në biznesin e lojërave të fatit.

Në “ABC”, Hoxha tha se Martinaj ka kërcënuar persona të ndryshëm që të mos përfshiheshin në biznesin që operonte ai.

Gazetari zbuloi se, edhe pse Martinaj ndodhej në burg para disa kohësh, tre aksionerëve të kompanisë së basteve iu dërgua një mesazh, ku ju kërkohej të hiqnin dorë, pasi dyshohej se ata ishin të interesuar që Martinaj të mbetej në qeli.

Hoxha theksoi se mes personazheve që ju mbërriti mesazhi i grupit të Martinajt është edhe një person i shpallur non-grata nga DASH.

Pas ngjarjes në Bllok ku ai mbeti i plagosur nga ish-efektivi i forcave speciale, Meviol Bilo, Vis Martinaj ndodhej në burg. Në atë kohë në Shqipëri u tha që po krijohej një kompani që u identifikua me emrin “Bast Arena” , u tha që aty janë disa biznesmenë turq, pastaj u tha që është një politikan i rëndësishëm, pastaj u tha që është dhe një personazh tjetër shumë i rëndësishëm. Kjo kompani synonte që të merrte nën kontroll tregun e lojërave të fatit. Të gjithë pjesëtarët apo aksionerët e kësaj kompanie janë kontaktuar një nga një, dhe u është thënë që nëse ju tentoni, të mban i sepse aty mendohej se ata po ndikonin të ngelej në burg Ervis Martinaj, përgjegjësitë do i keni ju personalisht. Mesazhi u është çuar të treve. Në mos gaboj njëri nga ata personazhet është tek lista e Departamentit Amerikan të Shtetit, tek non-grata, që është kontaktuar edhe ai dhe i është thënë që mos guxo të hysh tek ky treg”, u shpreh Hoxha.

Pas