Aktualitet

Hoxha: Kam çuar me diktofon tek babai i Aleks Nikës urdhërin për vrasjen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 21/01/23 |
Opi Nion

Gazetari Artan Hoxha ka çuar në banesën e prindërve të Aleks Nikaj audion e regjistruar mes funksionarëve të gardës gjatë ngjarjeve të 21 Janarit, ku djali i tyre humbi jetën.

Hoxha tha se ka çuar atje diktofonin me audion që familjarët të dëgjonin me veshët e tyre urdhrat e dhëna.

“Kam çuar me diktofon për të dëgjuar me veshët e vet urdhrat. Sigurisht regjstrimi është i gjatë, por mua me intereson pikërisht momenti kur është dhënë urdhri. Duke qenë se kisha pamjet më ra në dorë dhe materiali. Duke përputhur kronologjinë e ngjarjeve mund të bëja përputhjet e çfarë kishte kapur kamera dhe çfarë thuhej në radio”, u shpreh Hoxha gjatë një interviste në Neës 24.

Gazetari tha  se babai i Aleks Nikës, vrasja e të cilit ka mbetur pa autor kishte marr një informacion të gabuar, që e adresonte vrasjen e të birit tek një punonjës i gardës, por që në fakt sipas Hoxhës realisht nuk kishte qenë ai./Opinion.al

 

 

Pas