Fatmir Xhafa sapo mori detyrën e ministrit të Brendshëm, menjëherë kërkoi edhe pastrimin e njollës së kanabizimit të vendit nga Policia e Shtetit.
Gazetari i ‘News 24’, Artan Hoxha tha të hënën në studion e emisionit Opinion, se Xhafaj ka kërkuar që të hiqte barrën e Policisë së Shtetit që binte mbi drejtuesit e saj, për shkak të kanabizimit të vendit në 2016.
Hoxha tha se Haki Çako në atë moment ka firmosur shkarkimin e 12 drejtorëve të qarqeve të Policisë së Shtetit, si dhe një numër prej 30 oficerësh drejtues.
Sipas tij, pikërisht në atë moment, kur vuri re se kupola drejtuese e Policisë ra, ai duhej të jepte dorëheqjen.