Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

2023/01/31 at 6:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.


“Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Hovenier.

Ai i bëri komentet pas një diskutimi të mbyllur që organizoi të martën Ambasada amerikane në Prishtinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij.

Hovenier tha se SHBA-ja pret që “Kosova t’i përmbushë obligimet e saj”.

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Hovenier.

“Kjo është vendimtare, kjo është e rëndësishme, kjo është urgjente”, theksoi ai.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike, për t’u siguruar se ai funksionon në interes të të gjithë kosovarëve”, shtoi ambasadori amerikan.

Ai, po ashtu, theksoi se partneriteti i SHBA-së me Kosovën “është i palëkundur”.

“Diskutimi i sotëm reflektoi miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne donim t’i kuptonim këndvështrimet e pjesëmarrësve për Asociacionin, çfarë mund të jetë, si mund të realizohet për qytetarët e Kosovës, por edhe çfarë kapacitetesh nuk mund apo nuk duhet të ketë”, tha ai.

Sipas ambasadorit, diskutimi në ambasadë, ku morën pjesë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë, u përqendrua në tri gjëra.

“Së pari, si mund të funksionojë një asociacion në praktikë? Pjesëmarrësit në këtë takim ngritën një sërë temash, përfshirë pikëpamjet mbi përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të Asociacionit. Së dyti, si mund të funksionojë një asociacion sipas kornizës ligjore të Kosovës? Sërish, dëgjuam opinione të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese [të Kosovës] të vitit 2015. Së treti, si mund të kontribuojë një asociacion në zhvillimin ekonomik dhe ofrimin efektiv të shërbimeve të Qeverisë për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera pakicë? Dëgjuam pikëpamje sesi Asociacioni mund të ndihmojë t’i adresojë çështjet dhe nevojat që janë thelbësore për çdo komunitet”, tha Hovenier.

Rashiç: Ka potencial për bisedime të mëtejshme

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, i cili mori pjesë në takim, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrësit diskutuan për kornizën politike dhe ligjore të Asociacionit dhe se “diskutimi ishte interesant”.

“Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë”, tha Rashiç, pa dhënë detaje.

Rashiç, i cili në disa raste ka përsëritur se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të injorohen, shtoi se të pranishmit në këtë takim ishin “bashkëbisedues relevantë”.

“Ka potencial për bisedime të mëtejshme”, tha ai.

“U fol për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës”

Një pjesëmarrës tjetër në takim nga shoqëria civile tha se gjëja më e rëndësishme gjatë diskutimeve ishte fakti se “gjatë gjithë kohës është folur vetëm për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Duke dashur të mbetet anonim, ai tha për REL-in se takimi ka shkuar në frymë konstruktive, por se “kanë dominuar qëndrime shumë të kundërta”.

“Në pjesën e parë të takimit kanë folur kryesisht përfaqësuesit e komunitetit serb (politikanë, shoqëria civile, zyrtarë institucionalë). Diskutimi ka qenë përmbajtësor, në kuptimin që është folur për të drejtat që burojnë nga [Pakoja] e Ahtissarit [v.j. në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës]… se cilat janë pengesat në ushtrimin e tyre dhe çka mund të bëhet më mirë”, tha pjesëtari i shoqërisë civile.

“Nga diskutuesit shqiptarë (qoftë nga politika apo shoqëria civile) ka pasur më shumë pyetje konstruktive, të drejtuara drejt komunitetit serb, se pse Asociacioni është i nevojshëm për t’i përmbushur këto kërkesa… theksimi i rreziqeve apo shqetësimeve mbi pasojat e Asociacionit në rendin juridik, por edhe kërkesa politike drejtuar aleatëve”, tha ai.

Sipas tij, “nuk mund të thuhet se kishte më shumë mbështetës të Asociacionit sesa kundërshtarë”.

“Ka pasur qëndrime të ndryshme, qoftë skeptike apo më pozitive – të njëjta me ato që i dëgjojmë në opinionin tonë publik“, tha ai.

Millica Andriç-Rakiç, nga organizata joqeveritare New Social Initiative, me bazë në Mitrovicë të Veriut, tha se diskutimi u fokusua kryesisht në tri tema: si do të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, çfarë lloj shërbimesh do të ofronte dhe si do të funksiononte ai brenda sistemit ligjor të Kosovës.

“Ka pasur qëndrime të ndryshme që janë ndarë nga pjesëmarrës të ndryshëm. Kanë folur rreth 25 persona. Padyshim që nuk kishte qëndrim të përbashkët në fund. Qëndrimet ishin shumë, shumë të kundërta”, tha Andriç-Rakiç për mediat pasi doli nga takimi.

Pse kundërshtohet Asociacioni?

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture njëetnike me kompetenca ekzekutive.

Idenë e formimit të tij e kanë kundërshtuar edhe qeveritë e kaluara, duke e konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen. Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Trysnia e ndërkombëtarëve

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociaionin. Javëve të fundit, këto kërkesa janë intensifikuar, bashkë me thirrjet për hapa konkretë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin Dhjetor, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se formimi i Asociacionit është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negocimin e tij.

Nëse Qeveria e Kosovës s’do të marrë pjesë, SHBA-ja do ta diskutojë atë me “partnerët alternativë”, ka thënë Escobar. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë po ashtu për REL-in, se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.

Në një shkrim të përbashkët, të publikuar nga disa media në Kosovë më 30 janar, Chollet dhe Escobar kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e një entiteti në Kosovë të ngjashëm me Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila është e banuar me shumicë serbe dhe ka kompetenca ekzekutive./REL



Ju sugjerojmë

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Kronikë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

2 Dhjetor, 2025 10:33 am
Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
Kronikë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

2 Dhjetor, 2025 10:26 am
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
Kronikë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

2 Dhjetor, 2025 9:30 am
Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
Kronikë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

2 Dhjetor, 2025 9:23 am
Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
Bota

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

2 Dhjetor, 2025 9:08 am
Para
Veliaj: Zona e Lumit të Tiranës si përrallë nga e kaluara, s’ka më përmbytje

Veliaj: Zona e Lumit të Tiranës si përrallë nga e kaluara, s’ka më përmbytje

Zyrtarizohet kërkesa, 28 deputetë të PD kërkojnë shkarkimin e Nikollës

Zyrtarizohet kërkesa, 28 deputetë të PD kërkojnë shkarkimin e Nikollës

E reja shqiptare shtatzënë humbi jetën në aksident, i fejuari shpërthen në lot në gjykatë

E reja shqiptare shtatzënë humbi jetën në aksident, i fejuari shpërthen në lot në gjykatë
















TE FUNDIT

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
2 Dhjetor, 2025

Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe...

Lexo më shumë

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Dhjetor, 2025

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
2 Dhjetor, 2025

Çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kolegji nuk...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
2 Dhjetor, 2025

PS do të votojë kandidaturën që do të mbështesë PD për Avokatin e Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com