Rajoni

Hoti thotë se nuk do të lejojë ndryshim të kufijve dhe shkëmbim territori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 05/06/20 |
Al Do

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të lejojë shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijëve të Kosovës.

Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit. Na priftë e mbara”, shkroi ai në Facebook.

Ndër të tjera kryeministri Hoti thekson se prioritet mbetet lufta kundër pandemisë Covid-19 por në plan afatgjatë kabineti i tij ka zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023! Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga COVID-19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.”- shkruan Hoti. /Opinion.al

Pas