Në ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes së Dhunshme, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti bënë homazhe te Obelisku i personave të pagjetur, nga ku u kërkua që Serbia të tregojë se ku janë më të dashurit e tyre.
Kryeministri Hoti tha se fati i të zhdukurve është plagë e hapur dhe është temë edhe me e ndjeshme tashmë 20 vjet pas çlirimit.
“Kjo është plagë e hapur akoma, është tema më e ndishme edhe pas 20 vjetëve të çlirimit. Nuk është e tepërt ta them para jush se kjo është çështja kryesore në çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet për normalizim të marrëdhënieve për njohje reciproke me Serbinë, dhe nuk mund të jemi të qetë derisa familjet e të pagjeturve të dinë ku i kanë të dashurit e tyre”, deklaroi Hoti.
30 Gushti është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita për të nderuar viktimat e zhdukjes së dhunshme. Në Kosovë 1640 persona vazhdojnë të jenë të evidentuar si të zhdukur vetëm nga lufta e fundit./Opinion.al