Kryesore

Hoti: Takimi Kosovë- Serbi do jetë së shpejti, kemi folur për datë tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 27/06/20 |
Opi Nion

Pas dështimit të takimit të sotëm për dialogun Kosovë- Serbi, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pati një dalje për mediat. Ai tha se Kosova ka rënë dakord me Ambasadorin Grenell për të vendosur një datë tjetër për dialogun me Serbinë dhe se ky takim do të mbahet së shpejti.

“Ne mbesim të përkushtuar për dialogun. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe në BE. Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, duke qenë se ka interesim të madh nga BE dhe SHBA. Për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, ne kemi shtyrë vizitën në Uashington”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.

Ai tha se shtyrja e takimit ishte e kushtëzuar, por qeveria e Kosovës ka besim të përkushtuar. “Përveç dialogut me Serbinë nuk ka alternativë tjetër. E kemi bërë të qartë se në çfarë kushte do të bisedohet në dialog, dhe platformë për dialog e kam vetëm Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Hoti.  /Opinion.al

Pas