Rajoni

Hoti: Shkëmbimi i territoreve nuk është pjesë e dialogut me Serbinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 17/06/20 |
el ida

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për dialogun me Serbinë. Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë, menjëherë duhet të vijë edhe njohja reciproke, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si çdo vend tjetër, shfuqizimi i rezolutës 1244 dhe të ecet me procedurat e integrimit euroatlantik.

Duke thënë se nuk beson në “konspiracionin e krijuar rreth dialogut”, Hoti listoi tri objektivat kryesore të Kosovës në tryezën e dialogut.

“Konspiracioni i ndryshëm për dialog me harta dhe shkëmbime territoresh për mua janë të pavërteta dhe rrjedhimisht s’janë pjesë e diskutimeve. Jemi ulur brenda kabinetit bashkë me partnerët e koalicionit dhe në platformën tonë nuk do të dëgjoni diçka të re. I kemi vendosur parimet tona dhe kam mandat të negociojë mbi bazën e Kushtetutës që më jep autorizime të qarta që të udhëheq këtë proces. Po ashtu, edhe aktgjykimi i Kushtetueses flet qartë për kompetencat e mia, që as s’dua e as nuk mund t’i transferoj të dikush tjetër. Këtu s’ka nevojë as të thuhet sepse s’kemi nevojë të brengosemi. Kam kërkuar nga partnerët tanë në ditën e parë të detyrës, në telefonatat në Berlin, Paris, Uashingon, Brukel, kam kërkuar si kryeministër të di ku ka arritur procesi. Përgjigja e tyre ka qenë se nuk ka arritur askund, dhe se do të uleni si dy shtete të pavarura që do të negocioni për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon te njohja reciproke”, u shpreh Hoti.

Më 27 qershor, kryeministri Hoti do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, për të marrë pjesë në takimin ndërmjet dy palëve, Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është thirrur nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe  Serbisë, Richard Grenell./Opinion.al

Pas