Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit, Hashim Thaçi.
Hoti shkruan në rrjetet sociale se qeveria po vlerëson situatën e krijuaj pas dorëheqjes së presidentit, ndërsa shton se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.
Më tej, në këtë reagim thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Postimi:
Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.
Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike.