Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoti: Nuk ka formim të Asociacionit pa marrëveshje finale Kosovë-Serbi

2020/10/13 at 7:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoti: Nuk ka formim të Asociacionit pa marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe pa u arritur marrëveshja finale me Serbinë.

Këto komente, kryeministri Hoti i bëri pas takimit që zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

“Tash, jemi duke e diskutuar marrëveshjen finale, përfundimtare për njohje reciproke. Vlen parimi i dakorduar me partnerët tanë dhe me ndërmjetësit e dialogut se nuk dakordohemi për asgjë, derisa nuk dakordohemi për të gjitha. Asgjë nuk fillon të zbatohet derisa nuk përmbyllet marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi kryeministri Hoti.

Ndërsa, sa i takon vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE-së, për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Hoti, tha se vizita e Lajçakut, po ndodh në një moment të duhur.

Sipas tij, takimi ka shërbyer për të vlerësuar procesin e dialogut si dhe për të planifikuar takimet e ardhshme që do të zhvillohen në kuadër të këtij procesi.

Hoti është pyetur edhe për deklaratat e kryetarit të subjektit politik, Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili në Beograd, deklaroi se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës nëse nuk formohet shpejt Asociacioni i Komunave Serbe.

Megjithatë, Hoti, tha se qeveria nuk pranon asnjë kërcënim.

“Kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt. Absolutisht prej askujt. Nuk punon nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe për aq kohë sa i përmbahemi të gjithë kësaj marrëveshje”, deklaroi kryeministri Hoti.

Në një takim që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës patën në Beograd me drejtorin e ri të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, u kërkua themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Petkoviq, tha se përgjegjësi e Bashkimit Evropian (BE) që të ushtrojë presion mbi Prishtinën dhe të mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të ketë marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përpara formimit të Asociacionit, dhe as nuk është në rend të ditës dhe as që është diskutuar diku. Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe në këmbim të marrë një asgjë të madhe. Marrëveshja duhet të burojë nga dialogu”, tha Petkoviç.

Marrëveshja e Brukselit është dokumenti i parë mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilin të dyja palët e nënshkruan në Bruksel më 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Një nga pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje është formimi i Asociacioni të Komunave Serbe.

Aty thuhet “Do të ketë një bashkësi të komunave në të cilat serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për çdo bashkësi tjetër, me kusht që anëtarët të bien dakord për këtë”.

Pesë pikat e ardhshme të dokumentit specifikojnë mënyrën e formimit të Asociacionit, bazuar në statut, parashikohet zgjedhja e Presidentit, zëvendës- presidentit, Asamblesë dhe Këshillit, si dhe kompetencat në bazë të së cilave Asociacioni do të ketë kontroll të plotë mbi zhvillimin ekonomik dhe rural, arsimin, shëndetësinë dhe urbanizëm.

Në vitin 2015, Serbia dhe Kosova kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij Asociacioni.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës./ REL

Ju sugjerojmë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit
Bota

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

24 Korrik, 2025 3:55 pm
Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës
Aktualitet

Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës

24 Korrik, 2025 3:35 pm
VIDEO/Shpërthimi me tritol te Liqeni i Thatë, ja momenti kur ndodhi ngjarja
Kronikë

VIDEO/Shpërthimi me tritol te Liqeni i Thatë, ja momenti kur ndodhi ngjarja

24 Korrik, 2025 3:08 pm
Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë
Aktualitet

Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë

24 Korrik, 2025 2:49 pm
Mbledhja e Këshillit Bashkiak/Opozita kërkon sqarim të pozicionit juridik të Veliajt
Aktualitet

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/Opozita kërkon sqarim të pozicionit juridik të Veliajt

24 Korrik, 2025 2:40 pm
“Shpërblim për 11 majin”/Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në…
Aktualitet

“Shpërblim për 11 majin”/Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në…

24 Korrik, 2025 2:25 pm
Vengu në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Turqi: Mundësi për…
Aktualitet

Vengu në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Turqi: Mundësi për…

24 Korrik, 2025 2:09 pm
Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor
Aktualitet

Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor

24 Korrik, 2025 1:50 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Tiranë/ Shpërthen fikësja e zjarrit në një market, plagoset punonjësi

24 Korrik, 2025 1:48 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin

24 Korrik, 2025 1:36 pm
Para
“Kushtetuesja”, Meta-juristëve: Mos u frikësoni nga procesi i verifikimit

"Kushtetuesja", Meta-juristëve: Mos u frikësoni nga procesi i verifikimit

Mjekja në shtet çon pacientët në klinikën private: Si të jesh me mundësitë

Mjekja në shtet çon pacientët në klinikën private: Si të jesh me mundësitë

Veliaj-Metës:Hajde garo për kryetar bashkie,të shohim kush është më i mirë

Veliaj-Metës:Hajde garo për kryetar bashkie,të shohim kush është më i mirë

TE FUNDIT

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit
24 Korrik, 2025

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të...

Lexo më shumë

Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës

Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës
24 Korrik, 2025

Policia e Durrësit ka sekuestruar disa pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Mësohet se është bërë konfiskimi i...

Lexo më shumë

VIDEO/Shpërthimi me tritol te Liqeni i Thatë, ja momenti kur ndodhi ngjarja

VIDEO/Shpërthimi me tritol te Liqeni i Thatë, ja momenti kur ndodhi ngjarja
24 Korrik, 2025

Klan News ka siguruar këto pamje ekskluzive të shpërthimit tek Liqeni i Thatë. Një kamera sigurie nga larg ka xhiruar...

Lexo më shumë

Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë

Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë
24 Korrik, 2025

Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje në lidhje me aksionin, ku u ekzekutuan 4 masa sigurie për zyrtarët e bashkisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com