Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoti në Parlamentin Evropian: Do respektojmë marrëveshjen për Asociacionin

2020/09/10 at 6:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoti në Parlamentin Evropian: Do respektojmë marrëveshjen për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Në raundin e fundit të diskutimeve me Serbinë në Bruksel janë hapur dy çështje kryesore: çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pretendimet financiare në mes të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje, ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni dhe çështje tjera”, u shpreh Hoti.

Mes të tjerash, Hoti ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është tejet e rëndësishme sa i përket integrimit evropian.

“Të rinjtë e Kosovës nuk janë në gjendje të vijnë në Evropë. Ne kemi popullatën më të re në Evropë. Për ne është e rëndësishme të hapen kufijtë për qëllime studimore, ekonomike dhe të tjera”, ka deklaruar ai.

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve evropianë rreth bashkëpunimit me opozitën, Hoti ka thënë se ai është duke bërë më të mirën për t’u siguruar se opozita është e përfshirë plotësisht në të gjitha zhvillimet, sidomos në procesin e dialogut.

Ai ka shtuar se tashmë ka informuar pjesëtarët e opozitës për këtë proces dhe se i raporton parlamentit pas secilit raund të dialogut.

“Nuk e di se si mund të kemi më transparent ndaj partive opozitare”, ka deklaruar Hoti, duke shtuar se ai është i bindur se do ta ketë mbështetjen e opozitës kur të duhet për ratifikimin e marrëveshjes finale me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së ka rinisur më 16 korrik të këtij viti. Ky proces ishte pezulluar në nëntor të vitit 2018 për shkak të një taksë që autoritetet e Kosovës kishin vënë për mallrat serbe./Opinion.al

Etiketa: hotiopoziteparlament

Ju sugjerojmë

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

19 Janar, 2026 11:16 pm
Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

19 Janar, 2026 11:15 pm
Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
Aktualitet

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

19 Janar, 2026 10:38 pm
Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

19 Janar, 2026 10:35 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

19 Janar, 2026 9:03 pm
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Para
Basha: Kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare

Basha: Kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare

Rinis mësimi në qarqet e prekura nga tërmeti, 30 shkolla ende të mbyllura

Raporti i mësimdhënies, 1 mësues për 17 nxënës

Pohimi shokues i Trump: Kemi ndërtuar një armë bërthamore të pabesueshme

Pohimi shokues i Trump: Kemi ndërtuar një armë bërthamore të pabesueshme

TE FUNDIT

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
19 Janar, 2026

Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e...

Lexo më shumë

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
19 Janar, 2026

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare....

Lexo më shumë

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
19 Janar, 2026

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore...

Lexo më shumë

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
19 Janar, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka folur për Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, i cili do të krijohet nga presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com