Bota

Hotelet luksoze që ofrojnë karantinë “vip” dhe tampon për testimin


               Publikuar në : 11:46 - 26/03/20 |
el ida

Kompania e hotelerisë luksoze në Zvicër, “Le Bijou”, që disponon hotele dhe apartamente me pesë yje në Zyrih, Gjenevë dhe Bazel, ka modifikuar biznesin e tij nga Covid-19.

Tani hoteleria ofron një paketë të veçantë për klientët e saj, (mes të cilëve dhe familja mbretërore saudite, sipërmarrës si Steve Wozniak),  që duan një karantinë VIP-ash, me pesë yje.

Paketa ka elemente sigurie të forta si check-in pa kontakt, shërbimi i ushqimeve në dhomë sipas dëshirës dhe shërbimi mjekësor.

Ata që do të duan shërbim ekstra do të paguajnë rreth 1600 euro dhe do të kenë vizitën dy herë në ditë të infermieres, ndërkohë që shërbimi 24 orë kushton rreth 4300 euro.

Po ashtu me 430 euro mund të përfitosh dhe tamponin, për të qartësuar nëse je i infektuar me Covid-19./Opinion.al

Pas