Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horrori në Selitë/ Kufoma e masakruar e një 25-vjeçari. Ja pistat e hetimit

2016/09/13 at 9:31 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Horrori në Selitë/ Kufoma e masakruar e një 25-vjeçari. Ja pistat e hetimit

Pas gjetjes se kufomës së një mashkulli thuajse të skeletezuar paraditen e së dielës, në zonën e Kodër Selitës, në Tiranë, policia ka dyshime se personi mund të ketë rreth një vit që ka vdekur, ndërsa hetimet janë përqendruar në disa pista. Fillimisht policia po punon për identifikimin e kufomës, edhe pse nisur nga rrobat që janë gjetur në vendngjarje, viktima mund të ketë qenë një djalë i ri, jo më shumë se 25 vjeç, siç raporton “Panorama”.


Mësohet se koka e tij është gjetur e ndarë nga trupi, ndërsa disa gjymtyrë ende nuk janë gjetur nga Policia. Burimet thonë se mund të jenë zhvendosur nga kafshët që ndodhen në atë zonë. Policia thotë se rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta. Pavarësisht se deri tani në kafkën e gjetur nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime, nuk përjashtohet mundësia që i riu mund të jetë vrarë e më pas groposur. Kjo edhe për shkak se gjymtyrët dhe koka kanë qenë të shkëputura nga trupi.

Barinjtë, që kanë lajmëruar forcat e rendit, kanë deklaruar se skeletin e kanë parë mbi sipërfaqen e tokës. Por burimet thonë se trupi mund të ketë qenë i varrosur, jo shumë thellë, e është zbuluar nga shirat, apo edhe kafshët. Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit nr.6 shkuan në vendin e ngjarjes dhe rrethuan një sipërfaqe prej 200 metrash, ku u gjetën të shpërndara pjesë të trupit të dekompozuar.

HETIMI
Pas veprimeve hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, që ndodhet në majën e një kodre, mbi “Kodrën e Diellit”, pjesët e trupit të dekompozuar janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Do të jenë mjekët ligjorë që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të riut. Nëse gjenden përballë një vrasjeje apo një vdekjeje natyrale, kjo do të përcaktohet për 2­3 ditë, pasi të verifikohen kockat dhe ndonjë dëmtim i mundshëm në trup. Ndërsa paraprakisht është ekzaminuar koka, ku nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja të tjera që mund të përcaktojnë ndonjë shkak vdekjeje.

Burimet thanë se deri në orët e mbrëmjes së djeshme, në Morgun e Tiranës nuk është paraqitur ende asnjë person, që mund të ndihmojë në identifikimin e kufomës. Ndërsa nga ana tjetër, Policia po verifikon listën me persona që janë denoncuar të humbur nga familjarët, për një periudhë 1­2 vjeçare.

Në bazë të të dhënave të denoncuesve do të bëhet krahasimi me trupin e pajetë, rrobat që kishte veshur dhe fizionominë e përafërt të tij. Ende nuk ka ndonjë dyshim konkret që mund të çojë në identifikimin e tij. Rasti është marrë në hetim nga oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës, gjë që shpjegon se dyshimet kryesore janë për një vrasje të mundshme dhe groposjen e viktimës./BW

 

Etiketa: hetimetkufomaselite


Ju sugjerojmë

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Para
Kjo është kura më e mirë për të luftuar diabetin

Kjo është kura më e mirë për të luftuar diabetin

Rrahja e biznesmenit/ Flasin banorët e Lalzit që protestuan për resortin

Rrahja e biznesmenit/ Flasin banorët e Lalzit që protestuan për resortin

Ministri Tahiri shoqëron në shkollë djalin e efektivit të ndjerë, Ardian Kodra

Ministri Tahiri shoqëron në shkollë djalin e efektivit të ndjerë, Ardian Kodra
















TE FUNDIT

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
14 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar “hakmarrje” pasi dy ushtarë amerikanë dhe një civil u vranë në Siri në një...

Lexo më shumë

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
14 Dhjetor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
14 Dhjetor, 2025

Dashi Ngjarjet shoqërore mund të sjellin disa kontakte të reja emocionuese në rrugën tuaj. Nëse keni menduar të hyni në...

Lexo më shumë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com