Trupat e gjashtë personave janë gjetur të varur nga tre ura të ndryshme në një rajon të Meksikës, mjaft popullor për turistët.
Policia thotë se trupat u zbuluan të mërkurën mbi autostrada të tejmbushura nga automjetet, në shtetin e Baja California Sur. Dy trupa u gjetën nga çdo vendndodhje. Sipas asaj që shkruan BBC, identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike nga autoritetet.
Dhunë e tillë, e cila dikur ishte tepër e rrallë në vendet e vizituara nga turistët, ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit.
Hetuesit thanë se trupat u gjetën në zonën e resortit Los Cabos, si dhe përgjatë rrugës që të çon në aeroportin ndërkombëtar të La Paz, San Jose del Cabo dhe Cabo San Lucas.
Autoritetet kanë nisur hetimet për këto ngjarje të rënda. Mes Janarit dhe Tetorit, më shumë se 400 mijë persona u vranë për shkak të dhunës në këtë zonë.
Teksa kartelet e drogës në Meksikë e kanë përdorur edhe në të shkuarën varjen e trupave të viktimave të tyre në publik për të intimiduar rivalët, zbulimi i 6 trupave mbi rrugë të mëdha në rajonin turistik të Los Cabos është e pazakontë.