Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi, ku autoritetet vendase gjetën një kokë njeriu brenda një qeseje.
Sipas mediave greke, bëhet me dije se koka u gjet rastësisht gjatë procesit të selektimit të mbetjeve të përziera në fabrikën e Kompanisë Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Akrotiri, Chania.
Policia njofton se koka u gjet nga punëtorët gjatë orarit të tyre të punës, të cilët menjëherë lajmëruan autoritetet.
Fillimisht u dyshua se koka i përkiste një gruaje, por tashmë mendohet se i përket një burri aziatik.
Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera.
Policia është duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.