Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi veror, ja çfarë parashikojnë yjet për dashurinë

2018/06/28 at 10:32 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 5 min
A A
Këto janë shenjat e horoskopi bëjnë për njëra-tjetrën

Sezoni i nxehtë i verës na tundon për aventura dhe flirtime të reja dhe yjet na tregojnë periudhat më të favorshme për punët tona të zemrës.


Vera ka filluar dhe në këto ditë të nxehta është e natyrshme të mendosh për dashurinë dhe çfarë na pret në muajt e ardhshëm.

Aventurat verore dhe flirtet janë të shpeshta jo vetëm për ata që janë single, por ndonjëherë edhe për ata që janë çift.

Horoskopi mund të na japë informacion të vlefshëm dhe zbulon se cilat janë muajt më të mirë, bazuar në shenjën tuaj të zodiakut, për të jetuar një situatë të kënaqshme sentimentale.

Le t’i lëmë yjet t’i bëjnë magjike dhe romantike pushimet tona!

Dashi – NËSE JENI ÇIFT: Pengesa më e madhe për të kapërcyer është që të gjeni një ekuilibër të mirë mes jetës sentimentale dhe jetës së punës. Disa partnerë mund të ndjehen të lënë pas dore dhe në muajin gusht nuk mund të përjashtohet mundësia e tradhtisë. NËSE JENI SINGLE: Marsi ju bën shumë me iniciativë dhe për të zgjedhur një person përpiqeni të përfshini edhe miqtë tuaj. Me tranzitin disharmonik të Venusit, në muajin gusht forma juaj fizike nuk do të jetë e shkëlqyer dhe mund t’iu ndodhë ndonjë e papritur.

Demi – Nëse jeni çift: Jupiteri në opozitë bën të rritet te ju një pasiguri e madhe ndaj partnerit dhe me Marsin kundër për pjesën më të madhe të verës, skenat tuaja të xhelozisë mund të vënë në rrezik marrëdhënien. Urani mund t’iu bëjë që të vendosni të revoluciononi gjithçka.NËSE JENI SINGLE: Ju ndoshta keni nevojë për një moment vetmie, për të kuptuar atë që dëshironi saktësisht për jetën tuaj sentimentale. Një flirtim emocionues veror mund të të bëjë të humbasësh kokën për një çast: mos u jep shumë besim njerëzve që nuk i njeh fare.

Binjakët – NËSE JENI ÇIFT: Përveç disa mosmarrëveshjeve të vogla me partnerin në muajin korrik, kjo verë mund të jetë shumë e rëndësishme për të konsoliduar një marrëdhënie të lindur në muajt e fundit. Edhe nëse jeni të dashuruar, do të ishte e preferueshme ta shtyni bashkëjetesën në vjeshtë. NËSE JENI SINGLE: Gjatë pushimeve tuaja, patjetër që mund të shfrytëzoni energjinë e Marsit për të provokuar dhe joshur atë që ju pëlqen. Nëse jeni duke kërkuar për flirtime apo histori seksi, yjet do t’ju kënaqin. Për një dashurinë e madhe duhet të prisni për përfitimet e Venusit në muajin gusht.

Gaforrja – NËSE JENI ÇIFT: Me Saturnin dhe Plutonin në kundërshtim, sigurisht që nuk është e lehtë të vazhdosh një marrëdhënie. Merrni përgjegjësinë tuaj dhe mos kini frikë të prisni degët e thata. Çiftet më rezistent mund të mendojnë për zgjerimin e familjes me një fëmijë. NËSE JENI SINGLE: Mbyllja juaj emocionale largon kaq shumë njerëz: ju nuk mund të jetoni pa kujdes gjatë muajve të verës dhe ndoshta jeni duke vuajtur ende nga një zhgënjim sentimental i kohëve të fundit. Në gusht, të kapërcyer nga dëshpërimi, shmangni kontaktin me një ish.

Luani – NËSE JENI ÇIFT: Me Marsin në kundërshtim, grindjet me partnerin bëhen rutina juaj dhe mund të ketë periudha shumë të gjata largimi. Në gusht, një flirtim i ri mund të vendosë vazhdimisht në dyshim marrëdhënien tuaj. Mendohuni mirë. NËSE JENI SINGLE: Mënyra si i bëni gjërat dhe agresiviteti juaj nuk favorizon takimet e reja, të cilat mund të jenë akoma në muajin qershor në sajë të tranzitit të Venusit në shenjën tuaj. Relaksohuni dhe mos e trembni një person që sapo e keni njohur me pretendimet tuaja.

Peshorja – NËSE JENI ÇIFT: Nëse jetoni me partnerin tuaj, mund të keni nevojë për një periudhë pushimi. Muaji gusht mund të jetë vendimtar për të përcaktuar të ardhmen e çiftit. Ajo që ju bashkon më shumë me partnerin është një mirëkuptim i fortë seksual. NËSE JENI SINGLE: Miqtë tuaj mund t’ju prezantojnë me një person shumë interesant, por mos prisni që të tjerët të lëvizin. Marsi ju fton të jeni të guximshëm dhe të bëni hapin e parë drejt personit që ju pëlqen. Mos bëni shumë plane për të ardhmen.

Virgjëresha – NËSE JENI ÇIFT: Korriku është muaji më i mirë i gjithë verës dhe me miratimin e Saturnit dhe Plutonit mund të filloni të bëni projekte të rëndësishme për çiftin (si bashkëjetesa, martesa ose fëmija). Edhe jeta seksuale është fantastike. NËSE JENI SINGLE: Në muajin korrik inkurajohen takime të reja. Në muajin gusht, Marsi sjell kuptime erotike, por jo sentimentale. Ju nuk doni të humbni kohën në aventurat e një nate dhe preferoni të prisni për të takuar personin e duhur për të ndërtuar diçka.

Akrepi – NËSE JENI ÇIFT: Komunikimi me partnerin tuaj mund të jetë një ndërmarrje shumë e ndërlikuar, por nuk keni alternativë nëse doni të vazhdoni marrëdhënien tuaj. Mos lejoni që gjykimi i familjes suaj të ndikojë në vendimet tuaja sentimentale. Prisni kohë më të mira. NËSE JENI SINGLE: Venusi mund të sjellë disa aventura interesante në korrik dhe mund të mendoni edhe rreth fillimit të një marrëdhënieje me një mik. Për një takim kuptimplotë dhe të rëndësishëm, ndoshta do të duhet të prisni që të vijë vjeshta.

Shigjetari – NËSE JENI ÇIFT: Pushimet verore krijojnë mirëkuptim më të madh mes jush dhe partnerit tuaj. Marrëdhënia juaj është e qetë, por në korrik ju mund të keni nevojë për një kompromis të vogël që do të kënaqë si ju dhe partnerin tuaj. Dialogu i mirë është gjithmonë zgjidhja e duhur. NËSE JENI SINGLE: Yjet me siguri nuk ju bëjnë të humbisni mundësinë e flirtimeve të reja apo aventurave të verës. Muaji më i keq mund të jetë korriku. Shmangni bërjen e premtimeve nëse nuk jeni të sigurt se mund t’i mbani ato në muajt e ardhshëm. Më mirë të parandalosh sesa të kurosh.

Bricjapi – NËSE JENI ÇIFT: Saturni ju bën që të jetoni marrëdhënien tuaj shumë seriozisht. Nuk ju pëlqejnë kthesat e komplotit dhe vetëm në muajin gusht mund të keni disa diskutime të nxehta mes jush dhe partnerit tuaj. Urani mund t’ju japë një shtatzëni të papritur. NËSE JENI SINGLE: Saturni nuk ju bën të peshoni faktin se jeni ende single. Në fillim të verës mund të bini në krahët e një dashurie të vjetër, por nuk është e sigurt se kjo ringjallje tejkalon muajin gusht. Nëse ju pëlqen dikush, mos hezitoni të merrni iniciativën.

Ujori – NËSE JENI ÇIFT: Venusi dhe Merkuri nuk do të jenë të butë gjatë gjithë verës dhe mund t’iu çojnë të bëni diskutime të shpeshta me partnerin. Me Marsin nga ana juaj, ju e filloni atë pothuajse gjithmonë. Në gusht, çifti mund të lulëzojë përsëri në sajë të një udhëtimi të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm. NËSE JENI SINGLE: Marsi ju bën shumë iniciator dhe pasionant. Mos lejoni veten të frenohet nga ndonjë refuzim që mund të vijë në fillim të verës. Në gusht, mund të fillojë një histori e largët ose një marrëdhënie me një person të huaj.

Peshqit – NËSE JENI ÇIFT: Dyshimet tuaja janë plotësisht të pabazuara dhe partneri mund të jetë i mërzitur nga mungesa e besimit tuaj, veçanërisht kur Venusi do të jetë në një pamje disonante, në muajin korrik. Janë të gjithë muaj të favorshëm për të formalizuar një raport të rëndësishëm. NËSE JENI SINGLE: Jeta juaj sociale nuk është veçanërisht e gjallë dhe Jupiteri sugjeron që të udhëtoni në mënyrë që të keni takime të reja. Në gusht, Venusi mund të sjellë përsëri një dashuri të së kaluarës në jetën tuaj.



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:10 am
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Para
Shifra alarmante, Shqipëria rekord për përdorimin e kokainës në botë, lë pas edhe SHBA-në

Shifra alarmante, Shqipëria rekord për përdorimin e kokainës në botë, lë pas edhe SHBA-në

VIDEO/ Ironia e deputetit, Ervin Salianji mbërrin me Toyota Yaris në Parlament

VIDEO/ Ironia e deputetit, Ervin Salianji mbërrin me Toyota Yaris në Parlament

Skandal/ Pavlina Mani: Nuk kemi firmosur për shembjen e Teatrit. Pirro është i sëmurë në SHBA, nuk merremi me politikë, jemi artistë

Skandal/ Pavlina Mani: Nuk kemi firmosur për shembjen e Teatrit. Pirro është i sëmurë në SHBA, nuk merremi me politikë, jemi artistë
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com