Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi, të ndaheni nga partneri siç Zodiaku këshillon

2018/06/25 at 11:47 PM
në Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Horoskopi, të ndaheni nga partneri siç Zodiaku këshillon

A e kishit imagjinuar? Yjet mund të na vijnë në ndihmë kur kemi një partner të bezdisshëm dhe nuk presim momentin që ta shkëpusim marrëdhënien.


Ndër dinamika të ndryshme të jetës në çift, është interesante të vëzhgojmë se çfarë na ndodh kur duam të mbyllim një marrëdhënie, por, për arsye të ndryshme, ne preferojmë që partneri ta bëjë këtë. Në përpjekjen që bëjmë për të na lënë, ne rrezikojmë që partneri të sillet në mënyrën e kundërt me atë që duam. Me bashkëpunimin e Yjeve, ne mund të arrijmë qëllimet tona më shpejt dhe Horoskopi sugjeron strategjitë më të mira për të na lënë…

DASHI – Ka shumë gjëra për të cilat një Dash nuk bën kompromis, dhe në qoftë se ju jeni lodhur nga marrëdhënia juaj, me siguri do të jetë dhe ai, dhe nuk do të zgjasë shumë kohë që t’ju lërë. Megjithatë, ju mund të lehtësoni këtë në mënyra të ndryshme: të refuzoni çdo propozim dhe të mos merrni ndonjë iniciativë, të largoni entuziazmin e tij, të shfaqni apati ndaj hobeve dhe miqve të tij, i tregoni atij një gënjeshtër në mënyrë që ai ta zbulojë (ai kurrë nuk duron një person fals në krah të tij).

DEMI – Të të lërë një Dem, është shumë e vështirë, nëse e bën, koha për ta bërë këtë do të ishte shumë më e gjatë sesa pritej. Do të ishte shumë më e komplikuar nëse do ta linit ju atë, sepse Demi do të kundërshtonte me të gjithë forcat e tij që t’ju pengonte ta bënit një gjë të tillë. Që ta bëni t’ju lërë, vazhdoni me premtime afatshkurtra që nuk i mbani, i tregoni paqëndrueshmëri, i bëni surpriza që nuk i pëlqejnë dhe që prishin planet e tij dhe natyrisht i thoni që nuk keni dëshirë të bëni seks.

BINJAKËT – Të liheni nga një binjak është një rutinë e zakonshme, kështu që ju nuk keni nevojë të bëni diçka ndryshe nga ajo që keni bërë gjithmonë. Ju qeshni, bëni shaka, tregoji që je e lumtur që je me të, fal gabimet e tij, prano justifikimet e tij, bëj sikur i beson gënjeshtrat e tij, befasoje atë me disa dhurata të vogla, gatuaj pjatat e tij të preferuara, le t’i zgjedhë programet që do të shikojë në TV, bëje të kuptojë që nuk do të gjejë kurrë një person tjetër që do të ketë të njëjtin afeksion fizik dhe mendor që ka me ju: ai do të të lërë!

GAFORRJA – Ju mund të mendoni naivisht se, duke u lënë nga një Gaforre, do të shmangni të qarën dhe dëshpërimin e tij. Në fakt gaboheni: në çdo rast, Gaforrja do t’ju bëjë të ndiheni fajtor sepse keni lënduar ndjenjat e tij dhe do t’ju tregojë gjithçka që keni bërë ose nuk keni bërë së bashku. Fundi i një historie për të është një dështim, kështu që është e vështirë që t’ju braktisë. Një strategji fituese mund të jetë duke u zënë më anëtarët e familjes, në mënyrë që janë ata që ua sugjerojnë këtë.

LUANI – Edhe nëse ai është gjithmonë i gatshëm të luftojë në emër të dashurisë së tij, është e lehtë të liheni nga një luan: mund të filloni të komplimentoni njerëz të tjerë në sy të tij ( në mënyrë që ai të ngelet në hije), përpiquni të nxirrni në pah defektet e tij fizike, bëni një figurë të keqe para shokëve ose kolegëve të tij, mos e kënaqni atë, mos i thoni gjithmonë po, i tregoni dikujt një sekret të tij, mos e bëni atë të ndihet si personi më i rëndësishëm në botë dhe e ke humbur përgjithmonë.

VIRGJËRESHA – Nëse një Virgjëreshë ka zgjedhur të jetë me ju, kjo sepse ka ndier se marrëdhënia juaj ka avantazhe të mëdha për të. Për ta bërë që t’ju lërë është e nevojshme ta bëni të kuptojë se është më mirë që të ndaheni. Si mund ta bësh? Mos i zbatoni rregullat e shtëpisë të vendosur prej tij, paguani faturat e bashkërenduara në fund, bëni sikur keni borxhe dhe i kërkoni atij që t’ju ndihmojë t’i paguani ato. Pas bërjes së llogaritjeve të tij shpejt, ai do t’ju ofrojë një mbyllje pa dhimbje dhe do t’ju lërë.

PESHORJA – Kjo mund të jetë ndërmarrja më e vështirë e jetës suaj dhe është e drejtë që të jeni të vetëdijshëm për të. Peshorja urren marrjen e vendimeve, përfshirë edhe largimin nga ju, dhe do të bëjë gjithçka për t’ju bërë juve ta merrni përgjegjësinë. Për ta bërë atë të lodhet, ekzistojnë disa truke: vishni rroba që nuk kombinohen, të vjetra, të pista dhe jo të parfumosura; mos u kujdesni për veten; postoni disa nga fotot e tij në Facebook në të cilat është – keq; qani dhe ankohuni për gjithçka. Ju duhet ta bëni këtë!

AKREPI – Akrepi nuk njihet që të ketë karakter të mirë, por në një marrëdhënie zakonisht pajtohet dhe lidhet me partnerin emocionalisht, shpesh duke krijuar marrëdhënie simbiotike. Pavarësisht nga grindjet e shpeshta, nëse ai është i dashuruar me ju, ai nuk do t’ju lërë. Por ekziston një zgjidhje efektive dhe është tradhtia. Problemi është se pasi e tradhtoni, ai do të pështyjë gjithë helmin e tij mbi ju dhe do përpiqet të shkatërrojë të gjitha marrëdhëniet e ardhshme. Edhe nëse ju lë, nuk do të liroheni plotësisht nga ai.

SHIGJETARI – Shigjetari është një shenjë shumë e ndjeshme dhe, në qoftë se ju doni që të largohet nga ju, ju patjetër mund ta shfrytëzoni këtë aspekt të karakterit të tij. Mos buzëqeshni dhe nëse përpiqet t’ju kthejë humorin, shtiruni se jeni më keq se më parë. Anuloni ndonjë nga udhëtimet e tij dhe bëjeni që të qëndrojë në shtëpi për një fundjavë. Mos shkoni me të për të vrapuar dhe mos i plotësoni interesat e tij sportive. Mos i bëni pyetje dhe tregojini se jeni ateist. Pasi ta fikni entuziazmin e tij, nuk do të hezitojë t’i japë fund marrëdhënies tuaj.

BRICJAPI – Nëse je me një Bricjap, menjëherë mund ta përjashtosh idenë e të kuptuarit të ndjenjave të tij, sepse ai vetë kurrë nuk do t’i kuptojë ato. Që të largohet prej jush, mundësia për të hapur zemrën dhe për të pyetur se çfarë ndjen për ju mund të jetë e vlefshme vetëm në ditët e para. Nëse ndarja juaj nuk është pjesë e planeve tuaja, ju mund të gjeni veten në vështirësi serioze dhe ai nuk do t’ju lërë kurrsesi. Nuk ju ngelet gjë tjetër veçse ta impononi që të zgjedhë midis jush dhe punës!

UJORI – Ndërkohë, urime: nuk është e lehtë të lidhësh një Ujor pas vetes dhe pikërisht për këtë arsye, nuk tenton të zyrtarizojë marrëdhëniet e tij, ai shpesh zhduket pa mbylljen përfundimtare. Për t’ju lënë juve ju duhen disa truke të vogla: ta thërrisni atë vazhdimisht, veçanërisht nëse nuk përgjigjet; i propozoni të bëni diçka së bashku në një ditë fikse të javës; sigurohuni që të të zbulojë ndërsa po investigon në telefonin ose kompjuterin e tij; kërkoni që ai të martohet me ju.

PESHQIT – Për Peshqit është shumë e vështirë të largohen nga partneri dhe ju duhet ta dini se, duke e detyruar ta bëjë atë, ju do ta bëni atë të vuajë. Në çift ai ka reputacionin e të qenurit i nënshtruar dhe me lehtësi i plotëson dëshirat e partnerit. Mënyra e vetme që të jetë ai që t’ju lërë, është të tregosh indiferencë ndaj lotëve të tij dhe mosmirënjohje ndaj të gjitha gjërave që ai bën për ju çdo ditë. Nëse nuk e ndjeni ta bëni këtë, atëherë ushqeni idenë për të kaluar gjithë jetën së bashku.



Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura
Life Style

Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura

26 Tetor, 2025 1:36 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Para
Çfarë do të thotë ora kur zgjoheni nga gjumi?

Çfarë do të thotë ora kur zgjoheni nga gjumi?

Tabela e rrallë/ Ja ushqimet që duhen konsumuar për shëndetin e çdo organi të trupit

Si të ndërthurni ushqimet që bëjnë mrekulli!

Simboli i shqiptarëve bëhet hit, Mike Tyson dhe “krimineli seksi” bëjnë shqiponjën

Simboli i shqiptarëve bëhet hit, Mike Tyson dhe “krimineli seksi” bëjnë shqiponjën
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com