Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi sipas Paolo Fox, Shtatori do të jetë muaj ëndrrash

2018/09/04 at 2:40 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi sipas Paolo Fox, Shtatori do të jetë muaj ëndrrash

Ky është horoskopi për muajin shtator 2018, sipas parashikimeve të astrologut italian Paolo Fox. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.


Dashi
Ndonëse të lindurit e kësaj shenje i pëlqejnë sfidat e reja, është normale që duhet ti bëjnë llogaritë edhe me një lodhje të akumuluar. Muaji shtator parashikon një rikuperim i cili do i ndihmojë që të jeni mjaft të qetë. Të rejat në vendin e punës do të favorizojnë gjithë ata që kanë vendosur që të përfshihen në nisma të reja. Ndërsa gjithë ata që prej pak kohësh janë përfshirë në një histori të re dashurie, gjatë javëve në vijim do të përfshihen më shumë.

Demi
Pas muajve shumë të ngjeshur dhe me tensione, më në fund do mund të mbështeteni tek një periudhë e qetë dhe e rehatshme. Nuk do të keni ende qartësitë për të cilat keni nevojë, por fatmirësisht ndikimi pozitiv i Marsit do ju garantojë forcë dhe energji. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj personave ziliqarë në vendin e punës. Dashuria mund të përfundojë në plan të dytë, pasi momentalisht prioritetet tuaja janë përqendruar vetëm në punë dhe studime.

Binjakët
Rikthimi nga pushimet e verës nuk do të jetë i lehtë për tu kaluar. Duhet të gjeni një kompromis mes asaj që doni të bëni dhe asaj që jeni të detyruar të bëni. Horoskopi i muajit shtator, ju fton që të jeni të kujdesshëm në menaxhimin e parave, pasi mund të ketë investime të cilat në të ardhmen do ju fusin në vështirësi. Do të jetë një muaj mjaft i tensionuar sa i takon ndjenjave, ndaj duhet të mundoheni të gjeni një kompromis për të vijuar në mënyrën më të qetë të mundshme.

Gaforrja
Pas javëve shumë të ngarkuara, më në fund ka ardhur momenti që të ndiheni më të qetë. Kush është përfshirë në realizimin e një projekti, do të marrë konfirmimet e dëshiruara. Ajo që ka rëndësi është që të mos keni frikë të riktheheni në lojë, pasi Venusi do ju ndihmojë që të gjeni forcën dhe energjinë për të cilën keni nevojë. Në dashuri, mundohuni që të shijoni momentin, pa patur shumë pretendime.

Luani
Ju presin javë shumë intensive dhe të ngjeshura, të cilat do të jenë speciale në sajë të favorizimit të yjeve. Mos lejoni që dyshimet të vendosin në krizë vendosmërinë tuaj. Dëshira për të ngritur krye do ju ndihmojë për të gjetur mënyrën për të treguar se mendimet tuaja vlejnë, shkruan noa.al. Nëse nga ana e partnerit/es nuk gjeni kompromisin e pritur, atëherë mund të ketë tensione të vazhdueshme. Kjo gjë do të shkaktohet sidomos nga dëshira juaj për të dominuar dhe për t’iu njohur meritat.

Virgjëresha
Horoskopi i këtij muaji parashikon kalimin tranzit të Diellit në shenjën tuaj. Kjo gjendje astrologjie do ju bëjë më të fortë dhe special. Jeni një prej shenjave më të favorizuara të momentit dhe më në fund do mund të zgjidhni disa çështje pune, të cilat janë zvarritur prej kohësh. Edhe nga pikëpamja sentimentale do të ketë rikuperim të ndjeshëm dhe dëshirë për të rigjetur harmoninë me partnerin/en, çka do ju shtyjë që të pranoni kompromise të ndryshme.

Peshorja
Yjet gjatë këtij muaji do ju ndihmojnë që të zgjidhni probleme të cilat kanë lindur gjatë pranverës. Mundësitë për t’ia rinisur nga e para nuk do të mungojnë, ku Marsi dhe Mërkuri do ju japin forcën që ju nevojitet për nisjen e projekteve të reja. Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për tu menaxhuar dhe për këtë arsye mund të jeni përballur me tensione dhe keqkuptime edhe në raportin në çift. Pas një vere të ngjeshur, përgatituni për një vjeshtë më të qetë, si dhe më harmonike në raport me partnerin/en.

Akrepi
Për shumë kohë keni qenë në kërkim të sigurive më të mëdha. Me shumë mundësi jeni lodhur për të gjetur rrugën tuaj, por shtatori do të rezultojë një muaj më i mirë dhe më pak i tensionuar. Vështirësitë që kanë karakterizuar javët e fundit ju kanë bërë më skeptik në raport me risitë, por do të kaloni çdo gjë me vetëbesim dhe do të gjeni zgjidhje më të mirë. Mundohuni vetëm që të jeni më tolerant dhe të kuptueshëm.

Shigjetari
Parashikimet e këtij muaji janë mjaft pozitive, ku të lindurit e kësaj shenje nuk do të dekurajohen nga vështirësitë me të cilat do të përballen. Në fakt ky është një muaj gjatë të cilit do të viheni në kërkim të mundësive të reja. Kush është i lodhur nga rutina e zakonshme, do të gjejë forcën e duhur për të bërë ndryshimet e domosdoshme në jetë. Edhe në sferën sentimentale nuk do të mungojnë të rejat, sidomos për çiftet që kanë kohë që janë bashkë.

Bricjapi
Janë të shumtë planetet e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, të cilët gjatë këtij muaji do i ndihmojnë si në sferën profesionale edhe në atë të ndjenjave. Surpriza të vogla dhe të mëdha mund t’iu ndihmojnë në vlerësimin e disa vendimeve. Është një periudhë e cila kërkon që të angazhoheni maksimalisht pasi do të ketë mundësi të cilat nuk duhet të injorohen. Nëse për shumë kohë keni qëndruar të mënjanuar, horoskopi i shtatorit ju fton që të shikoni përreth pasi momentalisht do ju duhet fare pak për të arritur atë që kërkoni.

Ujori
Muajt e fundit kanë qenë vërtetë të vështirë në sferën profesionale. Shpesh të vështira për tu menaxhuar, gjë që ju ka përballur me tensione të shumta. Tashmë më në fund kjo çështje është e kaluar dhe ju do mund të rigjeni stabilitetin he qetësinë në sferën profesionale dhe ekonomike, shkruan noa.al. Puna dhe studimet do të jenë prioritetet tuaja gjatë këtij muaji, çka do të bëjë që të kaloni në plan të dytë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë dhe familjen.

Peshqit
Keni qenë mjaft të zënë gjatë periudhës së fundit, gjë që ju ka mundësuar arritjen e disa sukseseve. Por përfshirja sërish në projekte të reja, mund të rezultojë diçka e rrezikshme. Merrni më shumë kohë për të sistemuar jetën tuaj dhe për të bërë disa ndryshime të cilat janë të domosdoshme.

Etiketa: horoskopipaolo foxshtator


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Para
E thotë Victoria Beckham: Ky është sekreti i martesës time me David

E thotë Victoria Beckham: Ky është sekreti i martesës time me David

Mysliman i devotshëm/ Mane bën pastrime në Xhami

Mysliman i devotshëm/ Mane bën pastrime në Xhami

Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale

Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale
















TE FUNDIT

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com