Dashi
Në 2 muajt e fundit, kanë qenë të mëdha shanset për të bërë ndryshime në praninë e dy eklipseve, eklipsit hënor të 10 shkurtit dhe atij të Hënës së Re të 26 shkurtit. Me hyrjen e muajit, ju do të vazhdoni të keni privilegjin e Marsit, udhëheqësit të shenjës suaj deri më 9 mars. Nëse po mendoni të nisni diçka shumë të rëndësishme, e mira është ta nisni në 8 ditët e para të muajit. Kjo periudhë kohe është më e mbarë dhe për një lidhje dashurie apo për të bërë biznes. Do të jeni efektiv dhe i magjishëm këto kohë, duke i pasur të gjithë pas vetes. Marsi do të orbitojë afër Venusit në shenjën e Dashit, një ngjarje kjo jo e zakonshme, duke ju bërë më tërheqës dhe sensualë se kurrë. Nëse jeni beqarë, mund të flirtoni, por bëni kujdes me ndërveprimin. Nuk është koha e duhur për t’u përfshirë seriozisht në një marrëdhënie me dikë që sapo e keni njohur. Venusi do të jetë në prapavijë nga 4 marsi dhe do të qendrojë aty deri në 15 prill.
Kështu që tregohuni i rezervuar në lidhje më romancat që nisni pa e njohur mirë njëritjetrin. Shmangni ndryshimet në pamjen tuaj, pasi ka gjasa që rezultatet të mos jenë ato që ju prisni. Këtë kohë merrni sa më shumë këshilla dhe opinione para se të vendosni. Përsa i përket dashurisë, gjatë kohës që Venusi është në prapavijë, ju mund t’i ktheheni një marrëdhenieje të kaluar, duke shpresuar një tjetër shans për lidhje tuaj. Pavarësisht Venusit në prapavijë, ju do të kaloni një muaj të këndshëm, i cili do t’ju shtojë sigurinë në vete, por merrni kohën tuaj, mos u nxitoni.
Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës më 12 mars do t’ju bëjë t’i kushtoni vëmendje të veçantë shëndetit dhe aktivitetit fizik. Nëse momentalisht jeni duke marrë ndonjë mjekim, mos hezitoni të pyesni për efektet anësore që mund të ketë. Duhet të bëni kujdes me menazhimin e kohës në punë, kontrollojeni punën tuaj për të qënë më i sigurt. Hëna e re e 27 marsit do të jetë tërësisht në favorin tuaj. Do të mund t’i keni të gjitha nën kontroll, lidhjet, eventet, dhe çdo aspekt tjetër të jetës suaj. Por kjo nuk është e gjitha. Në ditët e para të marsit, shtëpia juaj e famës do të jetë në qendër të vëmendjes. Do të keni mundësinë të bëni për vete VIPat me punën dhe vizionin tuaj, gjë e cila përkthehet: më shumë para në kuletën tuaj. Duket se këtë muaj shenja juaj ka gjithçka mund të dëshironi.
Demi
Në fillim të marsit do të mendoni shumë për shoqërinë tuaj, kjo si pasojë e eklipsit diellor të shfaqur më 26 shkurt. Kohët e fundit, mund t’i jeni bashkuar një grupi shoqëror ose mund të keni marrë përsipër ndonjë aktivitet bamirësie. Nëse punoni në fushën e marketingut ose të planifikimit të eventeve, vizioni dhe kreativiteti juaj do t’ju surprizojë vetë ju dhe ata që ju rrethojnë. Duket se eklipsi i kaluar është treguesi kryesor i një drejtimi të ri që do të merrni së shpejti. Mund të përfshiheni në një projekt humanitar, ose në grupe të tjera të tilla. Mund të ndodhë që të bisedoni me një mikun tuaj në lidhje me një sipërmarrje të re që do ta merrni së bashku. Eklipset diellore hapën dyer te reja për ju dhe që nga ky moment, ju ndodheni përpara diçkaje të re. Gjithashtu, kohët e fundit ju e gjeni veten më të socializuar dhe kjo do të ndikojë në jetën tuaj.
Diçka shumë e rëndësishme do të ndodhë më 4 mars, kur planeti juaj udhëheqës, Venusi, do të rikthehet për të qëndruar në prapavijë deri më 15 prill. Kjo nuk është koha e duhur për ju të merrni veprime të guximshme në lidhje me pamjen tuaj apo ndonjë projekt tjetër që keni në mendje.
Përsa i përket dashurisë, do të ishte më mirë të mos përfshiheni këtë periudhë, merrni kohën tuaj të mendoni për atë që vërtetë dëshironi të ndodhë me jetën tuaj private. Mos lejoni që njerëzit përreth jush t’ju presionojnë, duke ju thënë se është koha për një lidhje. Por nëse ndiheni gati për takime të reja, mund t’i bëni ato, por merreni me qetësi. Venusi në prapavijë do t’ju japë kohën ideale për t’u përqëndruar në ritmin e lidhjes tuaj. Ju vendosni ta shpejtoni atë, apo t’i jepni fund.
Romancat dhe lidhjet do të jenë në fokus në hënën e plotë të 12 marsit, në shenjën e Virgjëreshës, shenjë e cila përshtatet shumë me tuajën. Plutoni do të jetë miqësor, kështu që në ditët e hënës së plotë, mund të kaloni një eksperiencë romantike. Këtë periudhë do përpiqeni t’i bëni njerëzit e dashur tuaj të ndihen mirë, edhe pse për këtë, do të sakrifikoni diçka nga vetja juaj. Planeti Mars po zhvendoset drejt shenjës suaj dhe ky është lajmi më i mirë për ju. Do të jeni të suksesshëm në sipërmarrjet që do të ndërmerrni. Me Marsin në shenjën tuaj, gjatë gjithë këtij muaji, po ashtu dhe në prill, ju do të tregoni vendosmëri, pasion dhe siguri, duke i bërë të gjithë t’ju ndjekin. Kjo është periudha më e fuqishme e vitit 2017, kështu që planifikoni të lançoni iniciativat tuaja. Do të bëni më të mirën në punën tuaj, edhe pse keni shumë ngarkesë në fund do të ndiheni krenarë për gjithçka keni arritur. Gjithashtu, ky është momenti i duhur për të folur më një terapist për një zakon të vjetër që ju shqetëson dhe që doni ta hiqni.
Nga 9 marsi deri më 21 prill, Marsi dhe Venusi do të jënë në atë që astrologët e quajnë “pritje të përbashkët”, fenomen i cili ndodh rrallë. Këtë muaj, Venusi do të jetë në shenjën e Dashit kurse Marsi në shenjën e Demit, edhe pse udhëheq Dashin. Ky kombinim do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah sharmin dhe aftësinë tuaj për t’i bërë për vete të tjerët.
Binjakët
E nisni këtë muaj me ndryshime të mëdha në karrierë, të ndikuara nga eklipsi i fundit diellor, ai i 26 shkurtit. Ky eklips sjell lajme dhe ndryshime në muajt në vijim. Do të jenë të gjitha ndryshime pozitive, kështu që vazhdoni me to, pa ngurruar. Nuk keni asnjë arsye për ta shmangur ndryshimin përqafojeni. Do të keni më shumë mundësi për të vendosur mbi atë që do të ndodhë karrierën tuaj, se sa mund ta mendoni. Kreativiteti juaj do të shpërfaqet plotësisht. Thuajini idetë që ju vijnë, sepse Neptuni do të orbitojë në krye të planeteve të tjera duke ju dhënë prezencë dhe rëndësi. Mund të dilni në televizion ose “vërdallë”, nëpër revista, sajte interneti, rrjete sociale, blogje, Instagram apo gazeta.
Shokët tuaj po ju përgatisin surpriza, kështu që mbajeni axhendën të lirë për ta, sepse shoqëria do t’ju japë pozitivitet në hyrje të marsit, ashtu si ju do të doni të bëheni pjesë e argëtimit. Gjithashtu, këtë fillim muaji prisni një shumë të majme parash, diçka të papritur si shpërblim apo një komision. Këto para nuk do të jenë pjesë e të ardhurave të zakonshme, dhe do të vijë nga bashkëveprimi i Saturnit (planetit të kursimeve, menaxhimit të mirë të parasë) dhe Uranit (risi, teknologji e re). Këto dy planete do t’ju japin ide për të shtuar të ardhurat.
Do të ndodhin shumë gjëra këtë muaj, pasi hëna e plotë do të kthejë fokusin tek familja, shtëpia apo pronat. Saturni do të jetë në një kënd shumë të theksuar, ndaj do t’ju duhet të mbani përgjegjësi për mirëqënien e një pjestari të familjes, në mos po të një hapësire banimi. Por mos u nxitoni: Plutoni në shtëpinë e parave të të tjerëve (borxhet, huatë, trashëgimia dhe burime të tjera), tregon se do të keni mjaftueshëm para për të mbuluar shpenzime të papritura.
Afërdita do të fillojë të prapavendoset nga marsi deri më 15 prill, kështu që këtë muaj s’do të keni kohë për trajtime të lëkurës apo ndonjë kirurgji plastike, madje as për të ndryshuar ngjyrën e flokëve drastikisht, si përshembull nga bjonde në brune. Sigurisht që do të mund të vijoni të kujdeseni për veten si zakonisht, veçse nuk do të mund të bëni ndryshime radikale. Gjithashtu, Afërdita sundon shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë tek ju, kështu që nëse keni në plan një fejesë, shtyjeni më vonë, teksa i afroheni ditëlindjes. Afërdita do të kthehet në vend më 15 prill, por do t’i duhet edhe një muaj, deri më 18 maj, që t’i rikthehet forca e mëparshme. Periudha më e mirë e 2017ës për ju do të jetë kur Marsi të niset drejt Binjakëve, ndërsa Afërdita do të nxitojë të dalë nga prapavija, çka shënon një periudhë të artë që nis më 21 maj dhe përfundon më 4 qershor. Pas dy muajsh përqëndrimi të plotë tek karriera juaj, universi do t’ju japë barazpeshën e duhur për argëtim pranë shoqërisë. Hëna e re e 27 marsit do t’ju sjellë njohje të reja me shumë njerëz. Me hënën e re, Diellin, Uranin, Mërkurin dhe Afërditën (edhe pse në prapavijë, prapë ndikuese) në shenjën e Dashit, do të keni në gjysmën e sistemit diellor në shtëpinë e njëmbëdhjetë të miqve, argëtimit, dhe njohjeve të reja. Gjithashtu, mund të ndërmerrni një vepër bamirësie ose të merrni pjesë në një event mbledhjeje parash, ku do të takoni shumë njerëz të zotë që ia kanë dalë vetë.
Sido që të jetë axhenda juaj në fund të marsit, gjejeni mënyrën për të marrë disa pushime nga stresi i lartë. Keni punuar shumë; tani jepini vetes pak relaks. Marsi do të shkojë drejt Demit më 9 mars, duke ju dhënë dëshirën për t’u lehtësuar.
Gaforrja
Në fillim të marsit mund të jeni duke planifikuar një udhëtim të largët, qoftë për punë, qoftë për qejf. Do të josheni shumë nga kultura e huaj dhe vendet e panjohura, ndaj do të udhëtoni ose këtë muaj ose tjetrin. Një udhëtim i gjatë do të ishte diçka shumë e mirë për ju, veçanërisht nëse do të jeni pranë detit ose në borë, ndërsa planetet janë në pozicionin e duhur në shenjën e peshqve. Edhe nëse nuk udhëtoni, mund të keni në dorë një projekt ndërkombëtar të cilin do ta shijoni, ndaj mund t’ju duhet të mos dilni nga shtëpia për ta bërë. Projekti mund të ketë të bëjë me median apo publikime të ndryshme.
Nëse ju duhet të mbyllni një çështje emigracioni, qoftë viza qoftë green card, pasaportë apo nënshtetësi, do të keni shumë mbështetje nga planetet në fillim të Marsit, ndaj mos i shtyni takimet.
Karriera ju ka sjellë shumë surpriza viteve të fundit, por sidomos gjatë eklipsit të hënës së re më 26 shkurt. Nëse e keni ditëlindjen në qershor, ky eklips ka qenë shumë ndikues dhe shumë pozitiv për ju, ndaj prisni lajme të mira. Nëse keni dyshime për këto lajme, jepuni edhe pak kohë.
Marsi është duke orbituar si rrallëherë në shtëpinë tuaj të 10të të famës dhe nderimeve, veçanërisht gjatë muajit që shkoi që ishte një periudhë e mirë për karrierën. Do të qëndrojë në këtë orbitë deri në 8 mars, dhe më pas Marsi do të largohet. Ndërmerrni veprime për karrierën në fillim të majit, ndryshe do ta humbisni energjinë e planetit të kuq. Përsëri do të kërkoni të udhëtoni gjatë hënës së plotë të 12 marsit, por këtë herë afër shtëpisë. Ky udhëtim i shpejtë duket të ketë të bëjë me biznesin. Saturni do të jetë në kënd të theksuar me planetin e udhëtimeve Mërkurin, kështu që bëhuni gati sepse ky udhëtim do të kërkojë përmbushjen e një detyre. Sidoqoftë, do të jeni të pajisur me mprehtësi që gjërat të shkojnë në favorin tuaj. Një partner do t’ju vijë shumë në ndihmë. Duket se jeni në listën e pritjes për lajme të mrekullueshme lidhur me pozicionin në kompaninë ku punoni, të cilat do të vijnë pas hënës së re të 27 marsit. Puna që do të bëni do të ketë të bëjë me drejtimin dhe do t’ju sjellë detyra që s’i keni bërë më parë. Do të jetë një përvojë shumë interesante për ju, do t’ju sfidojë dhe do t’ju japë kënaqësi. Megjithatë dukeni shumë stresuar, me Plutonin në skenë. Ose keni një partner apo bashkëpunëtor shumë të vështirë ose po konkurroni për një punë, mes kandidatëve shumë të fortë. Mos i nënvlerësoni; disa do të bëjnë gjithçka që të zënë vendin që kërkoni ju. Përgatituni me kujdes para çdo interviste dhe jepuni prova se jeni inteligjent dhe lider.
Afërdita do të prapavendoset nga 4 marsi deri më 15 prill, për të mos iu kthyer shpejtësisë së zakonshme deri më 18 maj. Po kështu edhe Mërkuri, nga 9 prilli dhe në 3 maj, ndaj d=për shumë arsye duhet t’i lini në pauzë çështjet e pronave të patundshme. Me gjithë fokusin tek karriera dhe udhëtimet, do të kërkoni të argëtoheni dhe do ta bëni! Si asnjëherë gjatë dy viteve të fundit, Marsi në shtëpinë tuaj të 11të miqve dhe argëtimit do t’ju sjellë kënaqësi mes gjithë punës së ngjeshur.
Luani
Marsi do të jetë momenti më i mirë i 2017ës për menaxhimin e financave. Vetëm pak ditë më parë, më 26 shkurt, përjetuat një eklips diellor në shtëpinë tuaj të tetë të parave të të tjerëve, çka do të thotë se dikush do t’ju japë një shumë parash. Mund të jetë shpërblim, komision, shitje e një pune artistike, trashëgimi apo një çmim në një lojë. Pavarësisht nga do të vijnë këto para, do t’ju gëzojnë tejmase.
Përllogaritjet financiare mund t’i keni përfunduar deri në hënën e plotë në 12 marsit. Plutoni do t’ju ndihmojë, dhe duket se do të keni shumë fat me qeverinë dhe të tjera burime fondesh. Nëse bëhet fjalë për taksat, do të zbuloni se duhet të paguani më pak se ç’e prisnit.
Marsi do të fillojë të qarkullojë në shtëpinë tuaj të 10të të ndereve, çmimeve dhe arritjeve nga 9 marsi deri më 21 prill, një kohë kyç për të tërhequr vëmendjen e një njeriu të rëndësishëm që mund t’ju ofrojë mundësi për të bërë përpara. Do të keni pak vështirësi sepse Afërdita, që sundon shtëpinë tuaj të 10të të ndereve dhe famës, do të jetë në prapavijë nga 4 marsi deri në 15 prill.
Gjatë kësaj kohe mund t’ju ofrojnë një pozicion por do të vendosni të mos e pranoni sepse nuk ju duket koha e përshtatshme tani. Ose ndoshta do të vijë dikush me të cilin keni biseduar më parë për punë, por nuk arritët një marrëveshje. Sidoqoftë, nuk është koha më e mirë për të rënë dakord mbi diçka. Mund t’i analizoni këto mundësi, por deri më 18 maj, kur Afërdita do të ketë dalë nga prapavija dhe do t’i jetë kthyer shpejtësia e zakonshme, mos vendosni gjë.
Një ditë me gjasa e vështirë do të jetë 17 marsi, kur Dielli, sunduesi juaj, do të jetë në kënd të theksuar me Saturnin, që po udhëton në sektorin tuaj romantik dhe gjithashtu sundon krijimitarinë tuaj. Mos ndërmerrni rreziqe në dashuri, dhe mos u mbilodhni fizikisht, sepse mund të keni mungesë energjie.
Pjesa më argëtuese e muajit mund të jetë udhëtimi, edhe pse mund të jetë për çështje pune. Sidoqoftë do të ndjeni qetësinë e shkëputjes. Hëna e re e 27 marsit do t’ju gjejë me 5 planete në shtëpinë tuaj të nëntë të marrëdhënieve ndërkombëtare: Dielli, hëna e re, Afërdita, Urani dhe Mërkuri. Kjo tregon se fokusi do të jetë tek udhëtimi, ose bisedime me njerëz që jetojnë jashtë, me shumë mundësi që punojnë në media. Mund të shkruani apo krijoni një histori, të jeni subjekt i saj apo, në një mënyrë apo në një tjetër, do të keni vëmendjen mbi ju, duke ju dhënë akoma më shumë prestigj.
Virgjëresha
Këtë muaj do të bëni më të mirën tuaj për të bashkëpunuar në punë. Shumë herë mund t’ju duket se po ju sulmojnë dhe se rivalët tuaj në biznes po tregohen agresivë dhe kështu po ndodh vërtet, nuk është vetëm përshtypja juaj. Tregohuni të vëmendshëm, mbajeni lojën në skuadër, por pa u tunduar për t’ju kundërvënë. Lërini të tjerët të shkëlqejnë dhe pak, derisa të vijë momenti juaj në afërsi të muajit shtator.
Jeta juaj personale do të forcohet më shumë gjatë këtij muaji: nëse jeni në një lidhje të konsoliduar do të ndërmerrni hapa më seriozë, por nëse nuk ndiheni gati për këtë dhe nuk keni asnjë në jetën tuaj me të cilin të thelloni më tej raportin. Por, do të mund të krijoni një marrëdhënie biznesi të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Përpiquni të mos bëni gjykime nisur nga supozimet. Merrni kohën e nevojshme për të njohur partnerin përpara se të bëni ndonjë lëvizje të pamenduar.
Marsi është muaji i financave tuaja, nëse ende po prisni të vijë ajo dora e mirë e parave, ky muaj është mjaft i favorshëm. Pas 12 marsit, diçka shumë e rëndësishme për ju do të arrijë pikën kulminante dhe do të përfundojë me sukses. Në fund të muajit mund të diskutoni idetë tuaja sipërmarrëse. Do të siguroni disa të ardhura shtesë që do t’ju japin shtysën e nevojshme për të financuar realizimin e ëndrrës tuaj. Një projekt kreativ i juaji që keni dashur ta realizoni prej kohësh, do të marrë dritën jeshile. Nuk është periudha më e mirë për të udhëtuar, apo për të bërë ndryshime të mëdha në pamjen tuaj, qoftë ky një ndryshim flokësh, trajtim lëkure apo ndërhyrje estetike.
Peshorja
Marsi nis me projekte të reja në punë, duke qenë se Neptuni, Mërkuri, Dielli dhe eklipsi diellor i hënës së re janë të gjithë në sektorin e karrierës suaj. Mund t’ju jepet një detyrë e re, një projekt i pavarur ose një biznes i ri, nëse jeni të vetëpunësuar. Si në punë ashtu edhe në shtëpi, do të keni të reja dhe fati do të jetë në anën tuaj. Mund të keni një ndryshim të rëndësishëm në staf, por do të gjeni një zëvendësues të menjëherëshëm dhe ky person i ri do t’ju japë energji. Po ashtu, projektet kreative do të jenë mjaft të favorizuara. Afërdita, udhëheqësja juaj, do të shkojë në prapavijë nga 4 marsi deri më 15 prill, ndaj mund t’ju lindin disa dyshime përsa i përket jetës sentimentale ose disa plane që kishit me partnerin do të shtyhen. Gjithashtu, edhe planet që kanë të bëjnë me financime ose menaxhim parash, do të duhet të rishikohen.
Planetet në prapavijë na japin mundësinë të kthehemi pas dhe të rregullojmë gjërat që kanë shkuar keq ose që ne ndiejmë se duhen rregulluar. Nëse jeni në mes të një ndarjeje në dashuri ose biznes, negociatat për këtë çështje mund të ndalojnë gjatë kësaj periudhe. Afërdita në prapavijë do t’ju këshillojë që t’i rishihni vendimet tuaja. Këshillohuni me dikë dhe reflektoni në qetësi. Kjo nuk është koha për të organizuar një event të madh në punë dhe nëse keni ndërmend të fejoheni, ndoshta është më mirë të prisni edhe pak. Mos bëni asnjë ndryshim radikal të pamjes suaj në mars dhe prill. Kjo është një periudhë rishikimi, jo për shtysa drejt së ardhmes. Marsi do të hyjë në shenjën e Demit më 9 mars deri më 21 prill, kohë kur do të shpenzoni më shumë para se zakonisht. Mund të keni planifikuar për të bërë shpenzime të caktuara, por nëse nuk e keni bërë një gjë të tillë, tregohuni konservatorë në shpenzimin e parave deri në momentin kur do të keni një shikim të qartë të situatës suaj financiare. Nëse jeni në procesin e ndarjes së aseteve në fund të një biznesi apo martese, situata mund të tensionohet, ndaj bëni ç’të mundni për të qenë të qetë.
Do të keni një progres të mirë vetëm pas hënës së re më 26 prill. Më 12 mars, hëna e plotë do të ndiçojë shtëpinë tuaj të privatësisë, një kohë e përshtatshme për t’u fokusuar në projekte që duhet të realizohen pa shpërqendrim. Në këtë pjesë të muajit, mund të jeni shumë produktivë nëse punoni vetëm. Në ditët pas hënës së re të 27 marsit, do të shihni disa gjëra pozitive, nëse deri më sot keni pasur vështirësi në gjetjen e një partneri të mirë, si në biznes ashtu edhe në dashuri. Rruga që do t’i futeni, nuk do të jetë e lehtë. Por, nëse jeni gati për t’u fejuar ose martuar, do të keni rrugë të lirë. Nëse së fundmi është diskutuar për një pozicion të ri pune, me kaq shumë trupa qiellorë në shenjën e Dashit, me siguri do të keni një mundësi të artë. Kjo është dhe arsyeja përse jeni kaq të entuziazmuar. Megjithatë, Saturni do t’ju kërkojë të tregoheni të kujdesshëm dhe t’i njihni mirë rregullat e lojës, si në dashuri, ashtu edhe në biznes. Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 9 prilli deri më 3 maj, ndërsa Afërdita nga 15 marsi në 15 prill, ndaj mos i nxisni gjërat që të bëni përpara.
Ju është dhënë një mundësi e artë për të ndaluar dhe për të reflektuar mirë, përpara se të merrni një vendim për t’u përkushtuar. Po hidhni themelet për një të ardhme më të mirë dhe kjo që po bëni tani, do t’ju shpërblehet brenda disa muajve.
Akrepi
Marsi do të jetë një muaj vërtet ekzaltues përsa i përket romancës, ndaj bëni më të mirën për të qëndruar me këmbë në tokë, pasi do të jetë e thjeshtë që emocionet t’ju rrëmbejnë. Eklipset diellore zakonisht hapin një rrugë të rëndësishme dhe eklipsi i këtij muaji, jo vetëm do t’ju krijojë mundësinë të gjeni dashurinë e vërtetë, por do të sjellë edhe shumë argëtim. Mund të keni diskutime për të bërë një fëmijë ose do të mendoni një aktivitet të ri për fëmijët që keni. Nëse punoni në një fushë që kërkon kreativitet, mund të keni disa projekte të reja. Nëse keni lindur në tetor, ky muaj do të jetë veçanërisht i fortë dhe magjepës.
Të gjithë Akrepët do të ndikohen nga kjo energji dhe veprimet që do të ndërmerrni në fillim të muajit, do të vendosin drejtimin edhe për muajt në vazhdim. Nëse jeni beqarë, qëndroni në lëvizje. Jeta juaj sociale do të vijojë të jetë e ndezur përgjatë periudhës së hënës së plotë, nga 12 marsi plus 5 ditë. Do të merrni pjesë në një aktivitet ku do të rrethoheni nga shumë njerëz të lumtur. Saturni do të jetë në kënd të vështirë, ndaj do të jeni të shqetësuar për paratë që do të shpenzoni në këtë aktivitet. Por, mendohet se karriera juaj do të marrë një hov të mirë nga kjo pjesëmarrje, ndaj këto janë para të shpenzuara mirë. Marsi do të fillojë një udhëtim në shtëpinë tuaj të shtatë të martesës, ndaj nëse keni qenë të lidhur prej një kohe të gjatë, ky mund të jetë momenti i duhur për t’u fejuar. Por nëse nuk jeni ende të sigurt, atëherë duhet të prisni deri në maj, kur Afërdita të ketë përfunduar qëndrimin në prapavijë.
Mërkuri gjithashtu do të jetë në prapavijë nga 9 prilli deri më 3 maj dhe do të rikthehet në fuqi të plotë më 20 maj. Pas kësaj, keni rrugë të lirë për të bërë gjithçka që dëshironi, por deri atëherë, reflektoni. Magjia e dashurisë që do të përjetoni gjatë këtij muaji mund të ndalojë përkohësisht, falë projekteve të shumta që do t’ju vijnë në punë. Gjëra të reja tepër interesante ju presin dhe nëse ia dilni me sukses, do të keni përfitime të mëdha në karrierë. Kjo është një mundësi e artë. Shtëpia e gjashtë gjithashtu lidhet edhe me shëndetin dhe forcën. Mund të jeni gati të nisni një kompeticion atletike dhe kjo është koha më e mirë për të filluar stërvitjen. Saturni do të jetë në kënd të vështirë duke ju bërë tepër të disiplinuar, por mos e teproni dhe mos kërkoni të fitoni me çdo kusht.
Shigjetari
Me ardhjen e marsit, mendja juaj do jetë e përqendruar terësisht në shtëpinë dhe kushtet tuaja të jetesës, apo ndryshimet që do të doni të bëni. Kjo vjen si rrjedhojë e një eklipsi të fuqishëm solar që ndodhi më 26 shkurt dhe që mund të ndikojë në muajin mars, sidomos në fushën e pronave të patundshme. Do të realizoni çfarëdolloj gjëje që po mundoheni të arrini.
Mund të keni probleme në lidhje me ujin, kështu që në një rast të tillë, bëni mirë të merrni masa. Nëse jeni përfshirë në një projekt dekorimi, ju do të frymëzoheni nga planeti Neptun për të krijuar një ambient të butë dhe mikpritës. Neptuni ka dy anë, ai të frymëzon, por edhe të bën konfuz. Rreth datës 12 mars do duhet të drejtoni vëmendjen nga karriera, pasi Saturni do të testojë kurajon dhe këmbënguljen. Duke qenë se do keni Plutonin në anën tuaj, bëni mirë të përqendroheni në detaje dhe do ia dilni shumë mirë në majë.
Plutoni është aktualisht në shtëpinë e dytë të të ardhurave, kështu që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në 4 ditët e ardhshme, do t’ju ndihmojë të fitoni një shumë të madhe të ardhurash. Ata që janë të vetëpunësuar, do të kenë mundësinë të përfundonjnë një projekt dhe të marrrin pagesën nga një klient. Nëse punoni për të tjerët, do gjeni mundësinë që të fitoni një pozicion ose titull të ri me një rritje impresionuese rroge. Duket sikur po punoni shumë gjatë gjithë muajit të ardhshëm dhe se Marsi do futet në qendër të angazhimeve nga 9 marsi deri në 21 prill. Nëse arrini ta merrni punën e re këtë muaj apo të fitoni një projekt, duhet të jepni maksimumin tuaj. Në ndihmë do t’ju vijnë dhe punonjësit e rinj që do t’i bashkohen shumë shpejt stafit.
Por, fatmirësisht dhe pavarësisht energjisë së rëndë në shtëpinë e familjes dhe karrierës, argëtimi dhe dashuria janë gjithashtu në listën e gjërave që do të përjetoni. Kupidi do dërgojë një shigjetë enkas që ju të shijoni dashurinë. Pavarësisht se cili është statusi i martesës, ditët tuaja do jenë të mbushura me shumë gëzim.
Përsa u përket atyre që janë beqarë, duhet të themi se momentet më të mira për të gjetur dashurinë janë pas datës 27 mars. Nëse takoni dikë pas kësaj periudhe, ky person mund të qëndrojë në zemrën tuaj përgjithmonë. Shanset më të larta për ta takuar janë në palestër, punë, por jo party. Personi që do njihni do jetë një drejtues, i vetëpunësuar dhe sipërmarrës.
Nëse keni dalë seriozisht, duket se të dy do jeni të stresuar. Bëni disa pushime, nuk është e thënë të jenë në një vend të largët. E njëjta këshillë vlen edhe për ata që nuk janë të martuar. Ajo që ju duhet patjetër këtë periudhë, është pak ndryshim dhe qejf, gjëra të cilat do t’i arrini në fund të muajit pas një udhëtimi apo një lloj sporti që mund të filloni.
Bricjapi
Muaji mars do t’ju fusë në kushtet e negocimit të një kontrate. Eklipsi solar që ndodhi disa ditë më parë, po dërgon ende dritë në shtëpinë e tretë të kontratave. Por, ky nuk është muaji i duhur për të nënshkruar, pasi Neptuni sjell me vete dhe shumë konfuzion. Nëse firmosni tani, kushtet e kontratës mund të mos jenë shumë të qarta ose të shkruara mirë. Do të ishte shumë mirë sikur të punësonit një avokat për t’i kuptuar ato plotësisht. E njëjta shtëpi, pra ajo e treta, drejton gjithashtu aftësitë kreative si të shkruarit apo të kompozuarit. Në këtë rast, Neptuni, planet i ëndrrave dhe simboleve, do të jetë muza dhe frymëzimi juaj për të realizuar punë vizuale mjaft mbresëlënëse. Për ata që duan të udhëtojnë, duhet ta bëjnë këtë gjë në fillim të marsit, kur shumë energji do të jetë e akumuluar në shenjë e peshqve. Zgjidhni një vend në bregdet!
Në të njëjtën kohë, më 12 mars, do jeni fatlumë, pasi hëna e plotë do të jetë shumë pozitive. Edhe pse Saturni do jetë mjaft sfidues, mundohuni t’i kushtoni rëndësi shëndetit. Nëse do të udhëtoni, do keni mundësinë të ndryshoni perspektvën dhe humorin në një mënyrë që ka kohë që s’e keni ndjerë. Në vazhdim, lajme të mira të fushës juridike apo rezultate të mira nga një publikim, do t’ua bëjnë akoma dhe më të mbarë muajin!
Përsa i përket karrierës, tregohuni të qetë. Shtëpia juaj e 10të e famës dhe nderit do drejtohet nga Venusi, i cili do të jetë në prapavijë duke jua ngadalësuar pak hapin e zhvillimit. Jini të qetë pasi gjërat do përmirësohen në 3mujorin e fundit të 2017ës. Venusi në prapavijë pranë Dashit, tregon që do ketë ndikim në familje dhe shtëpinë tuaj. Kësisoj, do ju duhet të bëni një ndryshim apo ridizenjim të saj. Megjithatë, mos bëni planifikime shumë radikale, sidomos përsa i përket pamjes tuaj dhe trajtimeve kirurgjikale, si një prerje flokësh apo lyerje e tyre. Përsa u përket meshkujve, bëjnë mirë të mos e rrisin mjekrrën ose ta rruajnë atë.
Mundësia për të ridizenjuar një shtëpi të rehatshme dhe me stil, do të vijë bashkë me hënën e re të 27 marsit. Gjatë viteve të fundit, keni patur një periudhë intensive përsa i përket familjes dhe shtëpisë, më shumë se çdo shenjë tjetër. Dhe me siguri tani po mendoni: “Oh mos, prapë ndryshime!”, por mos u shqetësoni. Ato që do ndodhin këtë muaj do t’i pëlqeni vërtet! Bëni kujdes me punëtorët dhe tregohuni vigjilentë!
Edhe romanca do të lulëzojë, pasi Marsi do futet në shtëpinë e 5të të dashurisë së vërtetë nga 9 marsi deri në 21 prill! Muaji seksi i marsit, do t’ju japë humorin e duhur për të njohur apo kaluar në një fazë tjetër marrëdhënien tuaj!
Ujori
Fillimi i marsit do t’ju gjejë të përfshirë në menaxhimin e parasë. Është një ndër periudhat më e të mira të 2017ës për të kërkuar rritje rroge, që ndikohet nga eklipsi diellor i 26 shkurtit, ende i fuqishëm. Neptuni po orbitonte pranë Diellit dhe hënës së re, ndaj nëse po diskutoni me dikë për para, sigurohuni që ky person të jetë i qartë dhe transparent. Kjo është shumë e nevojshme, për shkak se Neptuni mund të turbullojë faktet mbi financat dhe t’ju sjellë keqkuptime. Pyesni ky eklips diellor ju sjell gjithashtu shumë potencial, ndaj përdoreni në favorin tuaj. Nëse merreni me fusha të shprehisë artistike do të keni përfitime të mëdha, pasi Neptuni është kryeplaneti i arteve. Mund të shisni një ide, një poezi, një këngë, një dorëshkrim, një dramë; mund të fitoni rolin që do t’ju ndryshojë jetën. Ose mund të modeloni për një fotograf, të kompozoni muzikë, përshembull.
Fokusi tek paraja do të përfundojë deri në hënën e plotë të 12 marsit. Mund të bisedoni me kontabilistin tuaj për të bërë një plan kursimesh dhe meqë Plutoni do të jetë në pozicion të mirë me hënën e plotë, lajmet mbi detyrimet ndaj shtetit do të jenë pozitive. Saturni nga ana tjetër do të jetë në kënd të theksuar, ndaj do t’ju duhet të tregoheni realistë mbi një çështje financiare në mes të muajit. Mund të mos e keni marrë ende një shumë të madhe parash që e quanit të sigurt. Ndërkohë, do t’ju duhet të shtyni një veprimtari shoqërore që mezi e prisnit, derisa kjo pagesë të vijë.
Nëse udhëtoni këtë muaj, mbusheni me aventurë një kamping ose një kasolle do të ishin ideale. I lidhur apo single, romanca do të jetë në më të mirën, ndaj mundohuni ta bëni këtë udhëtim.
Me shumë mundësi do t’ju kërkohet nënshkrimi i një kontrate këtë muaj, por me prapavendosjen e Afërditës gjasat për të përfituar një pagesë të mirë nga kjo marrëveshje janë të vogla. Afërdita sundon përfitimet që shpenzohen për veshje, parfumet dhe stolitë, por do të jetë “në gjumë” në mars dhe prill, ndaj nuk është kohë e mirë për të nënshkruar apo për të nisur një projekt të ri biznesi. Prisni deri në javën e tretë të majit. Nëse doni të ndërmerrni një veprim në lidhje me shtëpinë, përsëri duhet të prisni.
Nëse doni të blini një shtëpi apo një pronë tjetër, ose të lëshoni një apartament me qira, mund të hasni vështirësi. Përpiquni të mos e mbyllni këtë marrëveshje në mars, prill dhe në tre javët e para të majit. Nëse kjo është e pamundur, kërkoni ndihmën e dikujt që e njeh mirë vlerën e pronave, që të mund t’ju gjejë marrëveshjen e duhur.
Peshqit
Të gjithë peshqit do të përjetojnë kënaqësinë e ngjitjes lart këtë muaj, por të lindurit nga data 2126, do ta ndiejnë më tepër. Ky muaj do të prekë diçka shumë personale dhe të rëndësishme për ju dhe mund t’ju përfshijë në një projekt kreativ shumë të rëndësishëm. Do t’i përkushtoheni partnerit tuaj, madje mund të ndërmerrni edhe ndonjë udhëtim pas 12 marsit, sepse është momenti ideal për ta bërë këtë.
Ndonjë vend që keni vizituar kohë më parë, por nuk keni qenë prej kohësh, do të jetë një ide e mirë për t’iu rikthyer. Financat do të rriten me ritme të ngadalta, po ashtu edhe kontratat e biznesit po ashtu. Mos ndërmerrni aventura të reja tani, sidomos nëse përfshihet një partner i ri në jetën tuaj. Shmangni ndryshimet radikale në pamje, mund të vazhdoni të prisni majat e djegura, por jo ndërhyrje estetike dhe trajtime dermatologjike.
Nga 27 marsi dhe 10 ditët në vijim, do të jenë ditët më të rëndësishme të 2017ës, ku mund të ndodhë edhe një rritje rroge, që do t’ju ndihmojë në nismat tuaja. Do të bëni një marrëveshje të mirë dhe do të ngrini reputacionin tuaj në një nivel më të lartë. Kjo do t’ju ndihmojë shumë për karrierën tuaj në të ardhmen, ia vlen ta mendoni mirë!/ANABEL