Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi mujor, zbuloni surprizat që ka rezervuar dhjetori

2018/12/01 at 3:53 PM
në Life Style
Kohë leximi: 8 min
A A
Horoskopi mujor, zbuloni surprizat që ka rezervuar dhjetori

Dashi

Gjatë këtij muaji Urani do e trondite paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese, Jeta juaj në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 7 do keni një zënkë të rënë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat e stinës. Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.


Demi

Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t’iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 8. Ju duhet t’i bëni sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdesshëm me ushqimin dhe aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi.

Binjakët

Gjatë gjithë këtij muaji do jeni akrobatë të vërtetë dhe do dini si të dilni edhe nga situatat e vështira. Jupiteri do ua bëjë më të vështira marrjet e vendimeve, por nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Nëse keni një lidhje mund të kaloni një muaj delikat, por ama fjalët dhe gjestet e ëmbla do ju ndihmojnë goxha. Meditimin inkurajojeni sa më shumë. Ju beqarët do keni takime shumë vendimtarë që do ju ndryshojnë gjithë të ardhmen. Shëndeti do jetë herë më i mirë e herë më delikat, por probleme shumë serioze nuk do ketë. Në punë duhet të bëni kujdes nga një person që do ju afrohet vetëm sa për t’iu prishur planet. Tregohuni vigjilentë edhe më angazhimet e reja sidomos pas datës 23. Me shpenzimet duhet të jeni pafundësisht stiktë sepse vetëm ashtu nuk do lejoni krijimin e problemeve. Mos u joshni as nga ofertat që do ju bëhen.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës dhe evoluimit të karrierës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t’iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t’iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 16 do ndiheni edhe më të realksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha.

Luani

Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas datës 15 situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 9 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do i jepni prioritet partnerit dhe do e bëni atë të ndihet me fat që ju ka në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat që keni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetën dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Në punë pavarësisht rrugës së vështirë nuk do dorëzoheni. Disa miq do ju ofrojnë goxha mbështetje. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.

Peshorja

Urani do kthehet në qiellin tuaj pas datës 7 dhe gjërat do jene shumë më të bukura. Do ndiheni më të stimuluar dhe do keni dëshirë të ndryshoni. Nëse keni një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse do jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi. Java e tretë do jetë më harmonikja nga të gjitha. Ju beqarët do e takoni pas datës 20 një person interesant me të cilin do ja vlejë të njiheni më tej. Në rastet e mungesën së ekuilibrit dhe qetësisë zgjidhni mjekësinë alternative dhe shmangni medikamentet e farmacive. Në punë do ju ofrohen mundësi shumë të mira nga të cilat duhet të përfitoni sa më shumë. Deri në datën 15 do jeni mjaft kreativë dhe më pas do ndiheni më të sigurt për t’i përshpejtuar gjërat. Me shpenzimet do jeni të pakorrigjueshëm dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Po vazhduat kështu gjithë kohën keni për të mbetur pa para.

Akrepi

Ky do jetë një muaj më i mirë për ju sidomos pas datës 9. Tensioni thuajse do mungojë plotësisht dhe kreativiteti do ju ndihmojë t’i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe do dashuroheni pa u druajtur. Çastet e lumtura do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët do çliroheni më në fund nga e shkuara dhe do hidhi hapa me personat që ju kanë propozuar së fundmi. Përveç ndonjë shqetësimi momental nga lodhja, probleme serioze shëndetësore nuk do keni. Në punë pas datës 15 do keni më shumë vullnet dhe kurajë për të bërë gjithçka që do ju kërkohet. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por që gjithë mundi do ju shpërblehet. Buxhetin do dini përherë ta menaxhoni prandaj jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata edhe mund të përmirësohet më shumë.

Shigjetari

Muaj vërtet i shkëlqyer ky për ju. Jupiteri do ua plotësojë kërkesat që do keni dhe Mërkuri do kujdeset për interesat tuaja. Kur të keni nevojë për të bërë zgjedhje Urani do ju gjendet pranë dhe do ju këshillojë si duhet. Nëse keni një lidhje mundohuni të qeshni përherë sepse jeta është vërtet e bukur., Qëndroni sa më shumë që të mundeni pranë atij që dashuroni dhe mos u kapni pas gjërave pa rëndësi. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe mund të merrni propozime të njëpasnjëshme. Stresi dhe pagjumësia mund t’iu shqetësojnë herë pas herë, por shëndeti në tërësi do jetë goxha i mirë. Në punë do jeni përherë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë do ju marrin mendime. Do jeni shembull për shumicën e kolegëve. Me menaxhimin e financave duhet të jeni më të kujdesshëm dhe keni për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme.

Bricjapi

Ky muaj ka për të qenë shpesh i tensionuar. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Vetëm java e fundit ka për të qenë disi më e qetë. Nëse keni një lidhje deri në datën 13 do përballeni me situata goxha të vështira. Persona të tretë do ndikojnë jashtëzakonisht dhe do ua prishin harmoninë. Mund të mendoheni edhe të largoheni nga partneri për pak kohë. Ju beqarët më mirë shprehini ndjenjat dhe më pas merrini gjërat shtruar. Mos kërkoni asgjë më ngulm. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Marsi do rritë rezistencën dhe imunitetin. Në punë portat do ju hapen pas datës 17, deri në atë datë do kaloni peripeci dhe sfida. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka.

Ujori

Ky muaj do fillojë shumë mirë dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi deri javën e dytë. Do jeni të motivuar dhe të vendosur për t’ia dalë në çdo fushë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni për detajet dhe do e shtoni zjarrin e pasionit. Gjithmonë do dini të përdorni fjalët e duhura dhe partneri do ju adhurojë. Nëse jeni beqarë mund të merrni edhe një propozim serioz, por duhet të mendoheni gjatë para se të jepni fjalën përfundimtare. Do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj kështu që mos rrezikoni. Shëndeti ka për të qenë përherë i mirë pavarësisht ndryshimit të klimës apo lodhjes që mund të kaloni. Në punë do dini të negocioni dhe të merrni atë që doni. Nuk do ju mungojnë asnjë moment idetë e mira. Në planin financiar planetët do bëhen bashkë dhe do ju sjellin fat me shumicë.

Peshqit

Deri në datën 9 gjërat do jenë të vështira për ju, por pas ndikimit te Diellit dhe Marsit në datën 16 do jeni më të vendosur dhe më të gatshëm për të kaluar çdo sfidë. Nuk ka për t’ju munguar energjia 2 javët e fundit. Nëse jeni në një lidhje dhe gjërat me partnerin nuk po ecin si i kishit menduar, ka rrezik që këtë muaj të vini në pikëpyetje vazhdimësinë. Para se të hidhni çdo hap diskutoni njëherë qetësisht dhe merrni këshilla nga të afërmit. Nëse jeni beqarë, do ju pëlqejë dikush në pamje të parë, por për shkak të një stili tjetër të jetuari, do hezitoni të hidhni hapa. Shëndeti shumicën e kohës do jetë delikat. Nuk do keni probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Në punë dielli do ju ndihmojë të jeni përherë në aksion dhe ambicia nuk do ju mungojë. Bëni vetëm kujdes me ndonjë provokim që mund t’iu bëjnë shefat. Sektori financiar do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze

Etiketa: dhjetorhoroskopishenja


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit
Life Style

VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit

5 Maj, 2025 9:39 pm
Para
Jepte lajmet me gjoksin zbuluar, çfarë ndodh sot me spikeren shqiptare

Jepte lajmet me gjoksin zbuluar, çfarë ndodh sot me spikeren shqiptare

Kaloi kufirin me pako me “mall”, shqiptari arrestohet në Kostur

Kaloi kufirin me pako me "mall", shqiptari arrestohet në Kostur

Silvester Stallone heq përfundimisht dorezat e “Rocky Balboas”

Silvester Stallone heq përfundimisht dorezat e "Rocky Balboas"
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com