Dashi – Ky muaj parashikohet të jetë paksa i mbingarkuar emocionalisht. Në aspektin e punës do të keni dëshirë për gjëra të reja. Muajt e fundit kanë qënë shumë kërkues për Dashin. Dëshira për revolucion në disa aspekte të jetës tuaj, mund t’ju bëjë të hidheni në sulm fuqishëm dhe të përballeni plot me vetëbesim dhe vendosmëri. Por edhe nëse nuk keni filluar aventura të reja, në shumë raste mund të jeni detyruar të ndryshoni disa pika referimi dhe pastaj të revoluciononi disa vese tuajat për të cilat jeni i bindur se duhen ndryshuar. Pasi të bëni këto ndryshime, do të lini pas një periudhë shumë stresuese të jetës tuaj. Pavarësisht vështirësive, ju nuk do ta humbisni entuziazmin tuaj në nëntor. Ju do të vazhdoni të përballeni me çdo vështirësi duke dalë triumfues. Gjithsesi rruga juaj mund të sfidohet nga pozicioni i vështirë i Marsit. Pengesat dhe disavantazhet kanë të ngjarë të ngadalësojnë realizimin e projekteve tuaja dhe të shtyjnë angazhimet për në datat e caktuara. Në situata të tilla duket e vështirë gjetja e qetësisë edhe në dashuri. Beqarët nuk do të kenë aspak interes për njohje të reja. Të favorizuar për këtë muaj janë ata të cilët kanë një marrëdhënie të qëndrueshme. Të pasurit pikë referimi një partner mund të jetë mbështetja që ju duhet për të përballuar të gjitha vështirësitë që paraqet ky muaj. Miqtë dhe familja gjithashtu luajnë një rol kyç. Sipas horoskopit të muajit, Dashi do të ketë nevojë, në pjesën e parë të nëntorit 2017, të inkurajohet nga ata që besojnë në aftësitë e tyre. Pjesa e parë e muajit është edhe më e vështira në aspektin e punës. Durimi juaj do të vihet në provë, sidomos nga ata që nuk ju vlerësojnë siç duhet. Në dashuri nuk do të keni lajme të mëdha. Nëntori do të jetë muaj sfidues më tepër në aspektin profesional.
Demi – Edhe gjatë muajit nëntor do të përballeni me stresin e madh që keni pasur gjatë javëve të mëparshme. Ditët tuaja kanë qënë shumë sfiduese dhe plot me angazhime në aspektin e punës, mund të kenë qënë mosmarrëveshjet apo të papriturat të cilat mund t’ju kenë bërë të mendoheni dy herë për aftësitë tuaja menaxhuese. Shpenzimet e shumta ju kanë shkaktuar stres të madh, dhe këtë e keni reflektuar edhe në familje apo në jetën sentimentale. Nëntori mund të jetë një muaj horror për ju, për shkak të shumë ndodhive. Zgjedhjet që keni bërë ose do të bëni nuk do të rezultojnë shumë efikase, Tensioni do të jetë i madh dhe ju si shenjë nuk i pëlqeni ndryshimet e mëdha. Edhe në aspektin e dashurisë nëntori nuk do të jetë edhe aq i mirë. Nuk do të jeni aspak i disponueshëm për njohje të reja. Ata të cilët mun të kenë të reja nga aspekti i dashurisë do të jenë vërtet të bindur që ja vlen. Shumë prej jush janë ende në fazë shërimi nga ndonjë zhgënjim i mëparshëm dhe nuk janë aspak gati. Nëntori do të jetë muaj shumë i vështirë për ju sidomos në pjesën e dytë të muajit. Nëse keni pasur kriza me partnerin mund të jetë momenti që ti jepni fund. Venusi kërkon dashuri, ndaj nuk mund t’ju lërë të vazhdoni një lidhje problematike. Në përgjithësi muajt e fundit të 2017, do të jenë ato që do ju shkundin në çdo aspekt.
Binjakët – Këtë vit pozicioni i Saturnit mund t’ju ketë vendosur në vështirësi. Keni pasur një periudhë dinamike, dhe me shumë probleme gjatë rrugës tuaj. Të bërit ndryshime drastike në jetën tuaj mund të jetë e vështirë, por në fund do e kuptoni që ja ka vlejtur. Sakrificat tuaja më në fund do të shpërblehen. Fakti që Saturni është në një pozicion të vështirë, nuk duhet parë gjithmonë si diçka negative. Paolo Fox ju sugjeron që të rrini të qetë pasi vështirësitë do ju bëjnë të arrini rezultate më të mira. Nëntori do të jetë një muaj i qetë, dhe ndikimi i Saturnit ka filluar të dobësohet. Dhjetori është muaji ku ju më në fund do merrni frytet e gjithë sakrificave tuaja. Këtë muaj përpiquni të mos bëni shumë lëvizje. Në përgjithësi nuk do keni ndryshime të mëdha apo vështirësi. Do të keni mundësi të rikuperoni disa gjëra në jetën tuaj. Për momentin theksojmë edhe njëherë që ju presin ditë shumë, shumë të qeta. Jupiteri dhe Marsi ju japin këtë lloj qetësie shpirtërore. Edhe në dashuri nuk do keni lajme të mëdha. Mund të jeni në fazën kur sapo keni gjetur një partner dhe nuk keni nevojë të përpiqeni shumë apo të viheni në lëvizje. Stabiliteti është ajo që parashikon ky muaj për ju. Pjesët e fundit të muajit mund të jenë disi të vështira në aspektin ekonomik pasi do ju duhet të bëni disa shpenzime. Por edhe në punë mund të përfitoni disa të ardhura të mira. Ky është muaji në të cilin do reflektoni për shumë zgjedhje që keni bërë vitin e shkuar. Çiftet që kanë lidhje të gjatë dhe stabël, nuk do të kenë konflikte apo vështirësi, thjesht do shijojnë njëri tjetrin.
Gaforrja – Ju jeni njerëz shumë të ndjeshëm, si pasojë e udhëheqjes së hënës. Pjesa e parë e këtij viti ka qenë veçanërisht e vështirë dhe e tensionuar për ju, duke ju bërë të përjetoni stres shumë të madh. Shumë prej jush kanë tentuar të bëjnë ndryshime drastike si në aspektin e punës, ashtu edhe në atë sentimental. Disa zgjedhje vendimtare që keni bërë kanë rezultuar të suksesshme, ndaj tani është momenti që të investoni në të ardhmen tuaj pasi nëntori e bën edhe më të thjeshtë. Sipas Paolo Fox, nëntori do të jetë muaj shumë pozitiv për të lindurit e Gaforres. Në fakt risitë që karakterizojnë javët në vijim, do të jenë të shkëlqyera falë ndikimit të Jupiterit dhe Venusit. Do të keni plot raste që të tregoni aftësitë tuaja. Ky përfitim do të jetë edhe në jetën tuaj sentimentale. O të ndjeheni shumë të dashuruar me partnerin nëse jeni në një lidhje. Yjet duken shumë inkurajues në dashuri. Nëntori është muaji në të cilin ju do ndiheni me fat, dhe kjo do të zgjasë për një kohë të gjatë, të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm . Vështirësitë në punë të cilat kanë nisur gjatë pjesës së parë të 2017, tani fillojnë të marrin zgjidhje. Është momenti të merrni frytet e përkushtimit tuaj. Ndonjëherë duhet të vuani shumë për të vlerësuar disa gjëra që keni në jetë. Edhe për beqarët është një muaj i mirë për të gjetur dashurinë. Java e parë e nëntorit do të jetë edhe më e bukura për ju. Mos kini frikë të rrezikoni.
Luani – Të udhëhequr nga dielli, të lindurit në shenjën e Luanit janë shumë të përqendruar te vetvetja. Por muaji nëntor do ju bëjë që fokusi juaj të përqendrohet në disa çështje urgjente të cilat kërkojnë impenjimin tuaj. Do të keni detyrime dhe angazhime që tejkalojnë vullnetin tuaj. Në punë ekzistojnë afate që duhen respektuar me doemos. Disa pagesa dhe disa shpenzime kërkojnë një angazhim të fortë dhe të qëndrueshëm prej jush. Kjo gjendje do t’ju shkaktojë shumë stres, dhe për këtë arsye, Paolo Fox zbulon se do të keni disa tensione në dy javët e para të muajit. Pjesa e dytë e këtij viti do të jetë më pak interesante se pjesa e parë. Puna do të kërkojë angazhim dhe energji maksimale. Momentet për relaks janë të pakta. Mos u çudisni nëse edhe në dashuri do të keni shumë tensione apo mosmarrëveshje. Është e vështirë që stresi që do ndjeni në punë të mos ndikojë në jetën tuaj private. Pjesa e parë e muajit paraqitet edhe më delikate. Falë Mërkurit, një situatë mund të marrë zgjidhje gjatë këtij muaji. Në pjesën e dytë të muajit, pozicioni i favorshëm i Mërkurit mund të sjellë përfitime edhe në sferën emocionale. Dashuria për beqarët mund të jetë e favorshme në pjesën e dytë të muajit. Për ju që keni një lidhje të gjatë përpiquni ta dëgjoni sa më shumë partnerin. Mos kundërshtoni më shumë se sa duhet.
Virgjëresha – Që prej fundit të verës, Virgjëresa po kalon një periudhë rimëkëmbjeje dhe ngritjeje të madhe. Shumë prej jush mund të jenë në fazë rivlerësimi të shumë aspekteve në jetën tuaj. Ndryshimet e mëdha të cilat kanë ardhur nga domosdoshmëria, mund të hapin horizonte të reja për ju. Shumë lajme të papritura mund të kenë ardhur këtë vit, të cilat mund t’ju kenë vendosur përballë vështirësive. Si rezultat shumë prej jush janë detyruar të marrin rrugë të cilat nuk i kishin menduar më parë. Por nëntori do të jetë muaj i mbarë për ju, falë pozicionit të Jupiterit. Nuk do të keni nevojë për palë të treta në aspektet e jetës tuaj. Nuk përjashtohen as ditët e stresuara, por nuk do të jenë serioze. Megjithatë, ditët e fundit të muajit do të dëshmojnë qetësinë tuaj. Në përgjithësi, muaji nëntor do të jetë mjaft pozitiv, jo vetëm në punë, por edhe në dashuri. Vetëm ndjenjat e meritojnë vëmendjen e të lindurit nga shenja. Në fakt kjo nuk është koha për të zgjidhur, por për të vazhduar të një histori. Mos mendoni se lumturia juaj varet nga të tjerët. Yjet e nëntorit mund të favorizojnë këto ndryshime dhe të ndihmojnë që jeta juaj e dashurisë t’ju plotësojë më shumë. Për Virgjëreshën kjo periudhë force do të vazhdojë gjatë. Yjet do të jenë shumë mbështetës në aspektin e punës. Paolo Fox thekson se kjo është një prej shenjave më të forta për momentin. Iniciativat e reja janë në fokus. Në përgjithësi, ata që e mbyllen me të kaluarën do të kenë mundësinë për të arritur qëllime të rëndësishme. Fundi i këtij viti rezulton shumë pozitiv. Shumë prej jush po kalojnë periudha shërimi në dashuri. Çështjet e zemrës mund të jenë disi të tensionuara për ju që keni pasur probleme. Intuita juaj do ju lejojë të bëni atë që është e drejtë.
Peshorja – Protagonist i këtij muaji për Peshoren do të jetë Marsi. Marsi është planeti i forcës, energjisë dhe i luftimit. Është planeti që do ju lejojë të vendosni në praktikë dëshirat tuaja. Një shenjë e balancuar siç është Peshorja sigurisht që do arrijë të përfitojë prej “Planetit të Kuq”. Ju nuk i pëlqeni ndryshimet e mëdha shumë shpejt. Marsi do ju bëjë më impulsiv dhe do ju vërë në lëvizje për të ndjekur instinktet tuaja. Nëntori do të jetë muaj shumë pozitiv në arritjen e synimeve tuaja. Në punë duhet të gjeni mënyrën e drejtë për të përfunduar detyrat. Alternativat do të jenë të shumta edhe pse më pak se në të kaluarën kur Jupiteri ishte në shenjën tuaj. Ky muaj është shumë pozitiv edhe për dashurinë. Sipas Paolo Fox në nëntor do jetë e mundur të përjetoni emocione të forta. Lëreni pas të shkuarën, veçanërisht nëse keni vuajtur shumë nga një zhgënjim. Javë shumë interesante janë në pritje për ju. Disa prej jush mund të fillojnë një bashkëjetesë. Ata që janë në mëdyshje për një vendim të rëndësishëm, tashmë mund të gjejnë guximin për të bërë atë që duhet. Pjesa e parë e muajit do të jetë shumë interesante, sidomos në aspektin e punës. Priten takime të cilat mund t’ju sjellin përfitime të mëdha profesionale. Nëntori mund të jetë muaji më i mirë i këtij viti. Mund të ketë edhe momente të cilat do ju vendosin në vështirësi dhe do ju bëjnë të ndiheni sikur situata juaj po përkeqësohet. Por mos e shihni si diçka negative. Disa ndryshime që do bëni do vijnë si pasojë e domosdoshmërisë, por në fund do rezultojë si vendimi i duhur. Mund të gjeni forcën të merrni vendime drastike këtë muaj. Në dashuri ata çifte që kanë pasur probleme, mund të vendosin t’i japin fund lidhjes njëherë e mirë. Për beqarët nuk parashikohen takime të rëndësishme këtë muaj. Shumë prej jush do jeni të përqendruar në marrjen e vendimeve për të ardhmen tuaj.
Akrepi – Një muaj mjaft interesant për Akrepët. Astrologjikisht janë shumë të favorizuar këtë muaj të lindurit e kësaj shenje. Plot me energji dhe guxim do të jeni në nëntor. Do ta keni shumë të thjeshtë për të realizuar dëshirat dhe pasionet tuaja. Është më e thjeshtë për ju të detektoni aspektet problematike të jetës tuaj, që më pas ti jepni zgjidhje. Transiti i Jupiterit për në shenjën tuaj do të zgjasë për disa muaj. Ky transit do ju ndihmojë të sistemoni dhe të rregulloni shumë aspekte të jetës tuaj, dhe ndikimi i tij do të filloj menjëherë në muajin nëntor. Paolo Fox ju tregon se muaji nëntor do të jetë shumë intensiv për ju, si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin sentimental. Të lindurit e Akrepit janë të preferuarit e yjeve. Pas muajsh të tërë të vështirë, filloni të shihni diellin. Në punë mund të kërkoni një transferim apo një ngritje në detyrë. Muaji do ju japë mundësi të hyni fuqishëm në lojë. Është koha t’i përkushtoheni gjërave që ju japin lumturi.
Shigjetari – Një muaj shumë interesant parashikohet për Shigjetarin. O të ketë shumë protagonistë të cilët do jenë prezent në qiellin tuaj. Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj. Planeti i mendimeve dhe ideve të reja, do t’ju ndihmojë të reflektoni dhe të gjeni zgjidhjet e duhura për situatat e ndryshme. Në javën e tretë të muajit do t’i ndjeni më tepër të gjitha këto përfitime të Mërkurit, për shkak të ndërthurjes së tij me Saturnin në atë kohë. Ky do të jetë një aspekt shumë pozitiv, pasi java e parë e nëntorit do të jetë me vështirësi dhe pengesa të cilat do të marrin zgjidhje pikërisht në momentin kur Mërkuri merr në dorë fatin tuaj. Sipas Paolo Fox, Shigjetari do ta mbyllë muajin në një mënyrë shumë pozitive. Do të keni mundësi të shumta për të treguar aftësitë tuaja. Do të keni aftësinë të diktoni gjërat të cilat ja vlejnë vërtetë. Edhe në dashuri do të keni shanse shumë të mira, sidomos për beqarët. Për personat që janë në një lidhje të gjatë, këtë muaj mund të planifikojnë të ardhmen së bashku. Ky do të jetë një moment i rëndësishëm për ju pasi prej kohësh keni menduar diçka të tillë. Për beqarët priten takime fatsjellëse, thjesht duhet të dinë ti vlerësojnë. Nëntori gjithashtu do ketë momente të cilat do të vënë në provë aftësitë tuaja. Eventet do të jenë të shumta. Investoni në ato fusha që e keni fitimin të sigurtë, pasi nëntori ju favorizon.
Bricjapi – Ky muaj do të nisi paksa i vështirë për ju. Nuk keni shumë probleme ti çoni deri në fund angazhimet tuaja, por vështirësitë që do të hasni kanë të bëjnë me punën tuaj. Këto probleme shkaktohen nga pozocioni jo i favorshëm i Marsit për shenjën tuaj. Ky planet madje mund të fusë në krizë edhe vullnetin tuaj të cilin ju e keni të shenjtë. Stresi dhe lodhja do të jenë të pranishme gjatë dy javëve të para të nëntorit, por mos u shqetësoni pasi është një priudhë kalimtare. Sipas Paolo Fox përmirësimet do të fillojnë gjatë pjesës së dytë të muajit. Puna dhe dashuria do të marrin një kthesë tjetër pas datës 13. Do të futeni në një periudhë të bukur lumturie dhe paqeje me partnerin. Shumë pasion parashikohet për ju, pasi Venusi planeti i dashurisë është në një pozicion të favorshëm për Bricjapët. Emocionet do të bëhn deçiziv gjatë kësaj periudhe dhe kjo o ju bëjë të jeni në formë të shkëlqyer. Bricjapët janë me këmbë në tokë. Ambiciet tuaja do jenë të mëha, por hapat që o ndërmerrni për ti arritur do jenë të vogla. Paolo Fox ju këshillon ta shijoni këtë periudhë force që do ju vijë gjatë pjesës së dytë të nëntorit.
Ujori – Ujori është një shenjë që ka nevojë për hapësira dhe për sprova. Sheh shpesh interesat e tij he kërkon më të mirën për veten. Gjatë muajit nëntor për të linurit e kësaj shenje parashikohen zgjedhje shumë drastike. Është e rëndësishme që të jenë në kërkim të gjërave të reja, për të parë mundësi investimi. Në këtë muaj duhet të tregohen të kujdesshëm në zgjedhjet që do bëjnë. Nëntori parashikon tension edhe në jetën personale. Nuk do të jetë e thjeshtë për ju të vendosni qetësi në jetën tuaj në çift. Kjo për shkak se do të jeni shumë të zënë me punën dhe do keni tendencën të neglizhoni jetën tuaj personale. Në aspektin profesional ky muaj nuk do të jetë i thjeshtë. Sidomos për ata që nuk e kanë një punë stabël, të cilët do të hasin vështirësi dhe stres në këtë periudhë. Ata që janë të angazhuar me ndonjë projekt, mund të shpenzojnë më tepër para se sa e kishin parashikuar. Duhet të kontrolloni emocionet për të mos bërë zgjedhje të gabuara. Duhet të investoni kohë dhe energji më shumë se kurrë në punën tuaj. Në dashuri ky fundvit nuk është edhe aq i favorshëm per ju. Njohjet e beqarëve o të jenë të pakta dhe jo me ndonjë peshë të madhe, ndërsa për çiftet parashikohen momente të vështira. Thelbi i këtij muaji janë zgjedhjet që duhet të bëni. Tregohuni të vëmendshëm.
Peshqit – Një muaj interesant i pret Peshqit. Pas pushimeve të verës të lindurit e kësaj shenje kanë qenë në një periuhë reflektimi për sa i përket gjërave të rëndësishme në jetë. Paolo Fox e ka cilësuar muajin nëntor si shumë të rëndësishëm për Peshqit. Edhe pse keni qendruar të heshtur, në mendjen tuaj janë bluar shumë gjëra. Ju keni mësuar të vlerësoni shumë gjërat që keni, dhe më në fund keni arritur të ndjeni kënaqësinë që keni kërkuar. Suksesi për ju është prioritet, dhe këtë muaj është i garantuar. Kjo sepse ju keni punuar fort, dhe tashmë është koha të merrni frytet e punës tuaj, flasim në të gjitha aspektet. Kjo është një periudhë venimtare, pasi zgjedhjet që do bëni do ndikojnë shumë në të ardhmen tuaj. Fatmirësisht yjet janë me ju, kështu do e keni më të thjeshtë të bëni zgjedhjen e duhur. Paolo Fox flet për një zgjedhje që do duhet ta bëni e cila për shumë njerëz mund të jetë e vështirë, por juve do ju vijë natyrisht. Puna kërkon disi kujdes nga ana juaj. Falë ndikimit të Jupiterit, nëntori premton të jetë një muaj i mbarë për ju. Thuajse të gjitha aspektet e jetës tuaj do të marrin një kthesë për mirë. Edhe për ata që kanë pasur probleme shëndetësore, mund të përmirësohen gjatë këtij muaji. Në punë ju këshillohet të jeni më produktiv, pasi do të keni shumë shpenzime. Dashuria është kryefjala e këtij muaji për ju.
Përshtati Ema Shazivari/ Opinion.al