Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi javor/ Cilat shenja do të surprizohen dhe ato pa që janë fat

2018/03/19 at 8:00 PM
në Life Style
Kohë leximi: 7 min
A A
Horoskopi javor, 18 -24 dhjetor

DASHI21. mars – 20. prill


Kjo jave do jete plot debate për juve qe jeni ne një lidhje. Persona te trete do kenë ndikim shume te madh dhe do ju nxisin te keni dyshime për partnerin. Pa qene te bindur mos thoni fjale te gabuara sepse do lëndoni dhe do shkatërroni gjithçka. Beqaret për fat te mire do bekohen nga Marsi dhe do realizojnë takimin e ëndrrave. Për financat do jete periudhe me shume fat. Gjendja do përmirësohet aq shume saqë mund te jepni edhe hua. Edhe shëndeti do jete me i kënaqshëm. Do jeni me energjike dhe nuk do keni aspak shqetësime. Ne pune do kaloni dite te trazuara, por deri ne fundjave do i kaloni pengesat. Jeta familjare do jete paksa e ndërlikuar. Beni kujdes!

DEMI21. prill – 21. maj

Ka rrezik qe këtë jave ju qe jeni ne një lidhje te filloni te fantazoni për dike tjetër. Kjo gjë do beje qe t’i qëndroni ftohte atij qe keni ne krah dhe ne disa momente te lindin debate. Beqaret nuk do jene ende te bindur për hapat qe duan te hedhin kështu qe do preferojnë te presin para se te hedhin hapa. Neptuni do iu japë mundësi t’i përmirësoni te ardhurat me shpejt nga sa mendonit. Përfitoni nga rasti për te bere investimet e mëdha. Shëndeti do jete me rezistent se me pare. Nuk do keni me as shqetësimet nga stomaku. Ne pune do jeni profesioniste, praktike dhe shume te matur. Gjithçka ka për t’iu ecur si keni dashur gjithmonë. Jeta familjare do jete goxha pozitive.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë jave do ndiheni vërtet mire dhe te lumtur pranë atij qe keni ne krah. Qe ditën e para do arrini t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet dhe do kërkoni falje për gabimet e bëra. Te dy palët do toleroni e do hapni rruge. Beqaret as nuk duhet t’iu besojnë premtimeve qe do ju bëhen dhe as nuk duhet te bëjnë premtime. Me mire le te presin edhe pak për ndryshime. Ne planin financiar do jeni me te motivuar dhe do dini si ta menaxhoni gjithë kohës situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe. tashme mund te filloni edhe ndonjë diete për te ulur kilogramët e tepërt. Ne pune do merrni promocione ose rritje ne detyre. Ne familje do mbizotërojë dialogu dhe bashkëpunimi.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Kjo jave do jete e mbushur me momente te lumtura për ju te dashuruarit. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni ne praninë e njeri-tjetrit. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asnjë moment sepse mund te gabojnë dhe do lëndohen. Ne planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogarite dhe ka rrezik qe duke filluar nga e enjtja te keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime te vogla, pasi do keni mbrojtje goxha te mire imunitare. Sektori profesional do vazhdoje te mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje. As vete nuk e kishit menduar se mund te arrinit gjithçka me aq lehtësi. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Jave e mbushur me entuziazëm dhe emocione pozitive ka për te qene kjo për te dashuruarit. Problemet e se shkuarës do lihen pas krahëve dhe do mendohet si te behet e ardhmja me e bukur. Beqaret do kenë një periudhe intensive, plot njohje te reja, por edhe te mbushur me pasiguri. Shpesh ata nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Ne planin financiar do duhet sa me shume maturi. Po u nxituat te kryeni shpenzime mund te bini shume shpejt ne humnere. Gjendja shëndetësore ka për te qene me e mire nga me pare, por serish nuk do ndiheni plotësisht te qete. Kujdesuni me tepër për veten. Ne pune do i realizoni te gjitha objektivat qe i keni vene vetes dhe do merrni vlerësime. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Gjate kësaj jave nuk do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe here pas here mund te mbylleni ne vetvete. Ky do jete një gabim qe mund ta largoje partnerin prej jush. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do fillojnë një lidhje e cila ka për te vazhduar gjate. Ne planin financiar gjendja nuk ka për te qene shume e mire. Mos i lini për nesër zgjidhjen e tyre sepse situata mund te ndërlikohet edhe me tepër. Për fat te mire shëndeti do jete i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi. Do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për te arritur atje ku e keni planifikuar. Çdo gjë do jete me e thjeshte nga sa e kishit menduar. Familja pa asnjë problem.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Kjo jave ka për te qene shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Ne pjesën me te madhe te ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Beqaret do jene me më shume fat se asnjëherë dhe do gjejnë personin qe do ju përshtatet plotësisht. qe nga e marta jeta e tyre do ndryshoje. Ne planin financiar zemra duhet te merrni masa strikte nëse doni qe gjendja te stabilizohet. Po shpenzuat pa mase do keni probleme. Shëndeti do jete i mire dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut qe keni ndier se fundmi do qetësohet. Ne pune ambienti do jete i tille qe do iu stimuloje te bëni çdo përpjekje për t’ia dale mbanë. Me familjaret do ruani një marrëdhënie te ngrohte.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ndikimi i planetëve do beje qe jeta juaj ne çift te ketë përmirësime te mëdha këtë jave. Do keni plot momente paqeje dhe harmonie. Beqaret le te abuzojnë me sharmin qe kane nëse gjithçka behet për te tërhequr një person interesant. Fundjava për ta ka për te qene e jashtëzakonshme. Për financat perspektivat do jene shume me te mira nga sa kane qene. Do mund t’i kryeni pa frike investimet qe keni dashur. Shëndeti ditët e para do jete i ire, por te enjte dhe te premte mund te kenë shqetësime nga stomaku dhe mund te vuani nga pagjumësia. Ne pune do jete Jupiteri ai qe do ua ndriçoje mendimet dhe do ju nxite te hidhni hapat e duhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë kurdoherë.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift. Shpesh mund te bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet, por rëndësi ka qe rezultati do jete pozitiv. Beqaret do kenë takime fantastike me disa persona te cilët do i bëjnë ta dashurojnë edhe me shume jetën. Ne planin financiar situata nuk do jete e mire, kështu qe nëse nuk doni te vuani pranojeni ndihmën e te afërmve. Për shëndet me te mire se me pare merruni pak me tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin qe do keni. Ne pune gjithçka do ece mire. Tashme nuk do keni me frike te përballeni edhe me koleget me intrigante apo me ata qe kane dashur t’iu rrënojnë. Familja e qete.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ka rrezik qe këtë jave te keni probleme dhe debate te forta me partnerin tuaj për shkak te një keqmenaxhimi te financave te përbashkëta. Beqaret do dine si te veprojnë ne çdo moment dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Zemra do filloje t’iu rrahe edhe me fort. Ne planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet te bëni edhe ju me shume përpjekje. Për shëndetin do jete periudhe goxha e vështirë. Do keni shqetësime te njëpasnjëshme nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune mund te arrini me lart nëse punoni ne ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast. Jeta familjare nuk do jete aspak e mire sepse nuk do ju pëlqejnë kritikat qe do iu bëjnë te afërmit.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do ece ashtu si duhet gjate gjithë javës. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do mbaje përgjegjësitë e tij dhe do beje me te mirën për te dyja palët. Ne fundjave do mund te kaloni momente tejet te veçanta. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje, por gjithçka do ju ndodhe si me magji atëherë kur nuk do e presin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen. Për shëndet me te mire duhet te merrni sa me shume vitamina e duhet te merreni me sport. Me qetësuesit nuk duhet kurrsesi te abuzoni. Ne pune do jeni shume te logjikshëm dhe do gjeni rrugën e duhur për te arritur objektivat. Jeta familjare do jete paksa e tensionuar.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do jete shume me e mire nga me pare. Do afroheni edhe me tepër me atë qe keni ne krah dhe java do jete e mbushur me emocion. Beqaret duhet te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepen sepse me pas nuk do jepen mundësi te tilla. Sektori i financave do jete i vështire nëse nuk ju mbështesin te afërmit. Nuk do mund te kryeni asnjë investim te tepruar. Urani dhe Neptuni do jene planetët qe do e mbrojnë shëndetin nga problemet serioze. Mund te keni thjesht ndonjë dhimbje koke apo barku, por gjithçka do jete kalimtare. Ne pune te gjitha rrethanat do jene ne favorin tuaj dhe do i arrini te gjitha objektivat. Ne familje çdo gjë do jete normale.

 

Etiketa: 19 mars 26 marshoroskopi javor


Ju sugjerojmë

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
Life Style

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

25 Gusht, 2025 4:05 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli
Life Style

Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli

24 Gusht, 2025 4:28 pm
Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat
Life Style

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat

24 Gusht, 2025 3:57 pm
Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë
Life Style

Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë

24 Gusht, 2025 3:53 pm
Para
Lionel Messi: Kam qarë disa herë për ndeshje

Lionel Messi: Kam qarë disa herë për ndeshje

Media kroate: Në muret e Dubrovnikut, vjen drogë dhe mbeturina nga Shqipëria

Media kroate: Në muret e Dubrovnikut, vjen drogë dhe mbeturina nga Shqipëria

Skenat e para intime të ‘Princit Harry dhe Meghan Markle’

Skenat e para intime të 'Princit Harry dhe Meghan Markle'
















TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
27 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të...

Lexo më shumë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com