Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi javor/ Çfarë kanë parashikuar yjet për 12 shenjat (7-13 janar)

2019/01/06 at 2:51 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi mujor, zbuloni surprizat që ka rezervuar dhjetori

Dashi

Yjet ju këshillojnë të mos bëheni shumë emocionalë dhe të mos merreni me fjalë të kota që nuk do t’ju sillnin asgjë të mirë për momentin. Të hënën, Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe do të jetë një aleat i vërtetë i ndjenjave tuaja që sa do të vijnë e do të bëhen më të forta. Mërkuri do t’ju shtyjë të shpreheni me fjalë edhe atëherë kur heshtja do të ishte e mirëpritur. Përpiquni ta shmangni këtë. Të premten do të përpiqeni të sfidoni veten, por bëni kujdes të mos e ekzagjeroni.


Demi

Venusin nuk do ta keni më kundër dhe do të dini si të reagoni ndaj nevojave të të tjerëve. Do të dini t’i bëni ballë edhe mungesës së gatishmërisë nga ana e partnerit, sidomos ditën e martë. Do të tregoheni largpamës dhe do të mendoni për zgjidhje afatgjata. Falë mbështetjes së Diellit dhe Plutonit në fundjavë, shumë plane dhe projekte do të fillojnë të marrin rrugën e zgjidhjes. Do të tregoheni të prerë dhe askush s’do të mund t’jua hedhë.

Binjakët

Do t’ju duhet të jeni të qetë gjatë ditëve në vazhdim, sepse Venusin dhe Marsin do t’i keni kundër. Bëni durim për të mos i ndërlikuar më shumë raportet me të afërmit. Ditën e hënë Venusi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, gjë që nuk ka për t’ju pëlqyer aspak. Do të humbisni durimin dhe nuk do të ndiheni mirë në shoqërinë e të tjerëve. Ditën e diel do t’ju kthehet më në fund qetësia e mirëpritur.

Gaforrja

Këtë javë do të përballeni me sfida të panumërta, sepse Venusin do ta keni kundër. Marsi nuk do të jetë në pozicion të favorshëm dhe dihet tashmë që nuk do të mund të bëni kompromise. Gjithashtu do të keni vështirësi në komunikimin me të tjerët. Për fat Plutonin do ta keni aleat dhe do të ndiheni mirë në shoqërinë e dikujt. Të dielën, Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do t’i keni idetë më të qarta.

Luani

Pasi Venusi të kthehet nga shenja juaj ditën e hënë, situata do të përmirësohet dukshëm. Kësisoj do ta filloni javën bukur. Gjithçka do t’ju duket më e lehtë dhe gjithçka në aspektin profesional duket se do të shkojë mirë. Fundjava do të jetë gjithashtu e mbarë, sepse do të keni edhe mbështetjen e Diellit, edhe të Plutonit, duke jua ndriçuar kësisoj ditën. Të dielën këshillohet që të bëni një bisedë të shtruar me personin tuaj të zemrës.

Virgjëresha

Edhe pse Marsi nuk do të jetë më një pengesë për shenjën tuaj, kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Venusi do të kthehet nga shenja juaj aty nga fillimi i javës dhe ju do t’ju duhet të tregoheni më të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Situata në fundjavë parashikohet të jetë e mirë, pasi do të keni edhe mbështetjen e Plutonit dhe të Saturnit. Merreni me sportivitet raportin me dikë që nuk e keni shumë për zemër.

Peshorja

Marsi tashmë është në luftë të hapur me shenjën tuaj, por ju do të dini t’i bëni rezistencë, sepse Venusi, planeti juaj i preferuar, do të shndërrohet në një pikë force dhe rezistence për ju. Do të jeni mjeshtër të diplomacisë në marrëdhënie me dikë që di vetëm të përflasë. Duke filluar nga dita e premte, shpirti do t’ju ndizet prej pasioneve të forta. Bëni çmos që të kaloni një fundjavë të veçantë.

Akrepi

Duket sikur keni një marrëdhënie kontradiktore me planetin Venus. Sa herë që ai ndodhet në shenjën tuaj dhe ju ndihmon në çështjet e zemrës, ju e vuani gjithsesi këtë prani të pasigurt. Do të dini si të reagoni atëherë kur planeti të largohet sërish nga shenja juaj. Këshillohet që të martën të bëni kujdes me mënyrën si shpreheni, sepse Mërkurin nuk do ta keni aleat. Në fundjavë do të keni mbështetjen e Plutonit.

Shigjetari

Keni dëshiruar vetëm më të mirën për veten tuaj, për të tashmen. Jupiterit, që duket sikur është një prani e përhershme në shenjën tuaj, i është shtuar tashmë edhe Venusi. Kësisoj do të mund të shijoni shoqërinë e planetëve “mirëbërës” që ndikojnë për mirë. Do të dini të tregoheni praktikë dhe nuk do të gaboni në asnjërën prej detyrave që do t’ju ngarkohen. Në fundjavë, Neptuni do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe ju do të jeni të përfshirë nga magjepsja e tij.

Bricjapi

Herë pas here duhet ta bëjmë ndonjë çmenduri dhe të sfidojmë veten. Të martën do të dini të tregoheni spontanë dhe do t’u përkushtoheni vetëm gjërave të veçanta. Falë mbështetjes së Diellit dhe të Plutonit do të ndiheni të fortë dhe të guximshëm. Me Mërkurin në shenjën tuaj duket se gjithçka shkon për mrekulli. Me përkrahjen e gjithë këtyre planetëve do ta nisni me këmbën e mbarë këtë muaj.

Ujori

Venusi më në fund do të bëjë paqe me ju dhe do të mund të shijoni intimitetin në marrëdhënien tuaj. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni ditën e martë, pasi prania e Marsit në shenjë mund t’ju shtyjë të thoni gjëra që do të ishte më mirë t’i mbanit për vete. Falë pranisë së Plutonit, fundjava parashikohet të jetë e bukur. Falë edhe mbështetjes së Mërkurit do të arrini të merreni vesh mirë me personin që keni në krah.

Peshqit

Ka raste kur nuk është fort e lehtë të merremi vesh me njerëzit që na rrethojnë. Gjatë gjithë javës Neptuni do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe ndikimi i tij do të kulmojë ditën e diel. Ndoshta si pasojë e këtij ndikimi do të bëheni paksa harraqë dhe do të jeni të pavëmendshëm. Edhe pse mund të mos keni përgjigjet e duhura për të gjitha pyetjet, përpiquni të jeni më të përfshirë në dialogun me të tjerët dhe për të gjitha propozimet që do t’ju bëhen.

Etiketa: horoskopi javorpaolo fox


Ju sugjerojmë

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Para
VIDEO/ Festa e Kryqit kthehet në ‘ndeshje boksi’

VIDEO/ Festa e Kryqit kthehet në ‘ndeshje boksi’

Berisha i nxjerr videon: Ja ku të çon hajnia Edvin, të pështysh mbi veten!

Berisha i nxjerr videon: Ja ku të çon hajnia Edvin, të pështysh mbi veten!

Të folurit në gjumë, a duhen marrë seriozisht ato që thuhen?

Të folurit në gjumë, a duhen marrë seriozisht ato që thuhen?
















TE FUNDIT

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky vendim u mor me shumicë...

Lexo më shumë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com